Kur flota detare arvanitase, luftonte për Pavarësinë e Greqisë!

Një kapitull i kundërshtueshëm i historisë greke gjatë Pavarësisë së Greqisë (1821-1829), – që bën pjesë e leksioneve të librave grekë në shkollat e mesme (për klasën e gjashtë, një botim i vitit 2006, ku edhe “shfuqizon kombet”) – luajti edhe anija flamurmbajtëse “Miaoulis” dhe flota e udhëhequr nga Admirali dhe stafi i tij arvanitas, Andreas Vokos Miaoulis.
Më pas një plejadë e madhe e fisit arvanitas “Miaoulis”, u rikujtua sërish (deri sot) dhe mbiemri i tyre u gdhend në gjithë anijet e periudhave të mëpasshme (ashtu siç edhe pati emrin anija më e madhe e tipit Cruiser prej 1.820 tonësh për nder të “Admiralit Miaoulis”/Ναύαρχος Μιαούλης – e ndërtuar më 1877-1931, apo edhe shumë të tjera më pas…).
Siç e njohim historinë nga bibliografia të ndryshme, (jo veçse shqiptare por edhe botërore, madje edhe nga referencat e profesores akademike greke Maria Efthimoiut kur thotë se: “Eubeja ishte plot me arvanitas”) Admirali Andrea Miauli (1769-1835) ishte djali i Dhimtër Bokut (Vokos) me prejardhje nga Eubeja, ku një prej stërgjyshërve të Adreas, e ndërroi mbiemrin nga Boku në Miauli. Me ndërrimin e mbiemrit, ata i vunë kësisoj këtë emër dhe anijes “Miauli” (Miaoulis), ku punonin prej vitesh.
Le të mësojmë se çfarë ndodh kur shkruhet për fisin Miaouli, në tekstet greke dhe në fund të këtij artikulli, do të shihni (edhe me video) se si propaganda (më shumë një problem inferioriteti!) luan rolin e vet edhe me origjinën, por edhe gjuhën arvanitase kur thuhet se, “…si do të reagojnë fëmijët 15-vjeçar kur të mësojnë se, ekuipazhi i Miaoulis kishte njerëz që nuk flasin greqisht?”.
Gjatë një debati (shih videon në fund të këtij artikulli) në televizionin privat “SKAI” midis deputetit, njëherazi Zëvendëspresidentit të Demokracisë së Re (Nea Demokratia) Spyridon-Adonis Georgiadissi (Σπυρίδων-Άδωνις Γεωργιάδης; ish ministër i Shëndetësisë nga Qershor 2013 -qershor 2014) dhe anëtarit të lëvizjes sindikale PAME (Frontit Militant i Gjithë Punëtorëve), njëherazi sociologut, Kyriakos Ioannides (Κυριακος Ιωαννιδης), fillon me një debat, lidhur me rolin e ndikimin e kishës greke në Revolucionin Grek, si dhe për inkurajimin e rebelëve…

Konica.al

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=ADh5qfrpTiY&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP