Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 20:31 Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste e zhvilluar këtë të shtunë me dyer të mbyllura ka qenë shumë më e tensionuar nga sa u paraqit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kur heqni dorë nga sheqeri, ja çfarë i ndodh trupit dhe mendjes

Magazinë E premte, 28 Maj 2021 12:07
Kur heqni dorë nga sheqeri, ja çfarë i ndodh trupit dhe mendjes
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

I pranishëm në mënyrë natyrale në ushqime, sheqeri është më se i mjaftueshëm për të kënaqur nevojat e trupit dhe zvogëlimi i tij në minimum, nëse nuk eliminon plotësisht atë, sjell një sërë avantazhesh dhe përfitimesh të konsiderueshme për pamjen dhe shëndetin e organizmit. Pas disa ditësh mungesë të tij, provohet që të jep varësi po aq sa droga dhe do të duhen disa javë për të parë përfitimet e një jete pa sheqer.

Përmirëson lëkurën

Sheqeri indukton një proces të quajtur glikacion i cili oksidon dhe dëmton qelizat duke shkaktuar rrudha, lëkurë të zbehtë dhe të thatë. Për më tepër, konsumi i sheqerit ndërhyn në kolagjenin i cili ndihmon indet e trupit tonë të qëndrojnë të forta dhe elastike. Sipas Dr. Harold Lancer, dermatolog i Kim Kardashian dhe Beyoncé, rezultatet e para mund të shihen pas 72 ose 96 orëve të detoksifikimit: “Do të ndiheni më mirë, ngjyra do të jetë më e gjallë, lëkura më pak e yndyrshme dhe më e hidratuar, do të reduktohen rrathët e errëta të syve dhe sistemi imunitar do të shmangur shfaqjen e papërsosmërive”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Humbni peshë

Sheqeri bllokon një hormon proteinik të quajtur leptin, i cili është përgjegjës për ndjenjën e ngopjes që ndiejmë pas ngrënies. Rezultati është që duke ngrënë ëmbëlsira kurrë nuk do të ndihemi plotësisht të kënaqur dhe do të jemi akoma të uritur. Sheqernat e tepërta nuk treten, por shndërrohen në yndyrna të cilat grumbullohen dhe bëhen kile të tepërta. Duke zvogëluar konsumin e sheqernave, trupi do të fillojë rregullimin e oreksit në mënyrën e duhur, duke zvogëluar numrin e kalorive.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Përmirësohen funksionet e trurit

Teprica e sheqernave, shkakton arritjen e kulmeve glicemike në të cilat trupi përgjigjet duke prodhuar më shumë insulinë dhe në këtë mënyrë mbingarkon pankreasin. Ky proces në dukje i parrezikshëm është në të vërtetë një nga shkaqet kryesore të ndjenjës së lodhjes dhe përgjumjes. Reduktimi i konsumit të sheqerit ndihmon për të rimarrë më shumë energji. Por jo vetëm. Studimet kanë treguar se nivelet e larta të sheqerit në gjak mund të shkaktojnë dëmtime të trurit që ndikojnë në kujtesë.

Mund t'ju interesojë

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

13 Nëntor 2026, 12:06
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50

Përmirëson gjendjen tuaj shpirtërore

Ne priremi të mendojmë se për të na përmirësuar humorin është ideale një ëmbëlsirë. Kjo është pjesërisht e vërtetë. Çokollata e zezë, për shembull, kur konsumohet në doza të vogla mund të jetë e dobishme, por konsumi i tepërt i sheqerit është joproduktiv dhe rrezikon të shkaktojë një rreth vicioz. Një studim i botuar në Psycology Today, në lidhje me njerëzit që vuajnë nga sulmet e panikut, tregoi se sheqeri nuk është përgjegjës për ankthin, por është një katalizator që amplifikon simptomat në vend që t’i qetësojë ato. Një studim tjetër i botuar në British Journal of Psychiatry argumenton se ata që konsumojnë ushqime me shumë sheqer janë më të prirur të vuajnë nga depresioni.

Përmirëson performancën fizike

Nëse jeni një person sportiv ose keni vendosur të filloni ushtrime fizike për të humbur peshë, dijeni se eliminimi i sheqernave do të ketë një ndikim pozitiv në trupin tuaj edhe në lidhje me këtë lloj performance. Sheqeri stimulon demineralizimin e kockave dhe dhëmbëve, me efekte negative edhe në nyje. Është gjithashtu një nga shkaqet kryesore të inflamacionit, të muskujve dhe më gjerë. Eliminimi i tij do të zvogëlojë rrezikun e infeksioneve kronike si edhe do të keni nyje dhe kocka më të forta dhe më shumë energji.

Përmirëson tretjen dhe shëndetin e përgjithshëm

Përtej efekteve të vetme të dobishme, është e qartë se si zvogëlimi i konsumit të sheqerit shkakton reaksion zinxhir në të gjithë trupin. Sheqeri ushqen bakteret e këqija së bashku me parazitët dhe kërpudhat, veçanërisht në zorrë, me ënjtje relative, inflamacion dhe mungesë të asimilimit të lëndëve ushqyese. Kjo nga ana tjetër dobëson sistemin imunitar, duke shkaktuar, kapsllëk dhe zorrë të irrituar. Për të forcuar muret e zorrëve dhe florën bakteriale, është e këshillueshme që të eliminoni sheqernat e tepërta, ato që i asimilojmë përmes ëmbëlsirave, biskotave, pijeve dhe bustinave dhe të merrni probiotikë si kos dhe fermentë laktikë.

Përmirëson pjellorinë

Dieta është thelbësore për ekuilibrin hormonal dhe për këtë arsye edhe për pjellorinë. Një dietë me një nivel të lartë sheqeri stimulon çlirimin e insulinës, me pasojë lodhjen e pankreasit. Prodhimi i tepërt i këtij hormoni, nga të cilët disa receptorë gjenden në vezore, mund të gjenerojë rezistencë, e cila është një faktor i rëndësishëm rreziku për sindromën e vezoreve policistike dhe gjithashtu mund të shkaktojë dëmtime të vezëve.

Etiketat e lidhura

sheqer
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS
Para 4 minutash

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS

Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë
Para 13 minutash

Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital
Para 1 ore

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore
Para 1 ore

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 20 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 23 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.