Kur ju ndalon policia, fusni mik Papën

Nëse jeni duke i dhënë makinës shpejt, fati nuk është me ju dhe policia ju ndalon, merrni frymë thelle dhe citoni Papën.

Me shumë gjasa polici do t’ju falë. Në takimin e fundit që Papa Françesku bëri me policët e trafikut në Itali, i kërkoi me ngulm atyre të kenë mëshirë për të gjithë shoferat që dashur pa dashur thyejnë rregullat në rrugë.

“Mëshira nuk tregon dobësi dhe as nuk kërkon të heqësh dorë nga përdorimi i forcës”- është shprehur ai.

Papa e ka argumentuar kërkesën e tij duke thënë se policët duhet të marrin parasysh gjithë arsyet që mund ta kenë çuar në veprimin e gabuar dhe t’i tolerojnë. Gjithsesi ai nuk harroi të vinte në dukje situatën e tensionuar dhe gjithnjë e më komplekse që ndodh nëpër rrugët e botës.

SHKARKO APP