Kur luhej për kupën “Sami Bushati”

15 vjet pa personalitetin e shquar shkodran, pinjoll i denjë i bushatlinjve

 Nga Halil RAMA

Para katër dekadash banorët e Lagjes Nr.10 të Tiranës do t’u gëzoheshin dhjetëra terreneve sportive, ku mund të kalonin kohën e lirë dhe të aplikonin talentin në sporte të ndryshme. Krijimi, mirëmbajtja dhe aplikimi suksesshëm i “shumësporteve” në to ishin meritë kryesore e një emri të spikatur, pinjoll i Bushatllinjve të dëgjuar të Shkodrës.

Falë pasionit të madh për sportet dhe kalitjen fizike, Sami Bushati, i sapo liruar nga ushtria si i “padëshiruari” i nomenklaturës, do të angazhohej vullnetarisht në zhvillimin e sporteve dhe kalitjen e brezit të ri në lagjen ku banonte, duke vazhduar kështu punën shembullore që kishte bërë me ushtarët në formacionet që kishte drejtuar.Vetë Samiut ky pasion i kishte lindur që në moshë fare të re, atëherë kur si partizan do ti duhej të përballej me sfidat e luftës si dhe me vështirësitë e skajshme të terrenit tepër të thyer të Alpeve shqiptare. Qëndrueshmërinë e tij për të mos u përkulur para askujt dhe asgjëje ai do ta kaliste më tej në akademinë ushtarake në ish-Bashkimin Sovjetik si dhe gjatë aktivitetit së tij si ushtarak. Që nga ajo kohë dhe deri ne fund të jetës ai do të bënte çdo ditë pa përjashtim gjimnastikë dhe do të lahej dimër verë vetëm me ujë të ftohtë.

Samiu plot pasion dhe pa përfillur lodhjen shpenzonte të gjitha orët e ditës në terrenet sportive. Ishin vitet ’70 dhe ’80 kur veprimtaria e Samiut rrezatoi në tërë vendin.Jo pak ndikoi në popullaritetin e tij pikërisht karakteri i Samiut, sa i hekurt dhe luftarak, as edhe i dashur dhe plot humor e batuta. Si të tillë e njohën dhe do ta kujtojnë gjithmonë shokët e LANÇ, bashkëluftëtarët antifashistë e bashkëpunëtorët e tij në njësi, reparte e në Akademinë Ushtarake, por edhe të rinjtë dhe shumë sportistë të mirënjohur të qytetit të Tiranës, të cilëve me përkushtim u rrënjosi pasionin për sportin dhe kalitjen fizike.Pikërisht pse pati një rrezatim të tillë, për së gjalli të tij qe organizuar madje edhe një kupë sportive me emrin “Sami Bushati”.

Nuk u përkrah, nuk i krijuan një kusht më tepër, nuk i thanë se çfarë të bënte, nuk ia zgjeruan fushën e veprimtarisë, por ai prapë ja arriti. E krijoi mjedisin e veprimtarisë së tij në lagjen e tij, madje duke u bërëi famshëm. Njëri nga bashkëkohësit e tij, kolonel MyfitGuxholli, nënkryetar i OBVL, kur kanë kaluar 15 vjet nga ikja e Samiut në botën e përtejme, duke e kujtuar me respekt dhe admirim të veçantë shprehet se: “Nuk mund të gjesh në gjithë Tiranën dhe ndoshta as në gjithë Shqipërinë një njeri si Sami Bushati, që t’ia arrinte asisoji të tërhiqte rininë nga kotësia dhe ta drejtonte për në fushat sportive, ta mblidhte, ta bashkonte në idenë e madhe të edukimit sportiv jashtë shkollës”. Kjo edhe për faktin se askush nuk mund të harrojë Lagjen 10-të të Tiranës, veprimtaritë e pashlyeshme, për organizimin e të cilave Sami Bushati shpenzonte gjithë orët e ditës, nga mëngjesi e deri në mbrëmje. Ndeshjet e futbollit dhe aktivitetet tjera sportive qe ai organizonte karakterizoheshin nga njëra ane nga disiplina e hekurt dhe nga ana tjetër nga karakteri aq zbavitës, saqë ishin bërë magneti i banorëve të lagjes.Ndërkohë ai ishte edhe një prind shembullor për të tre fëmijët e tij të shtrenjtë, të cilët përveç të tjerave i drejtoi dhe i formoi edhe për te sporti.Kështu nga familja e tij do të dilnin dy futbollistë të talentuar, i biri, Iliri, dhe nipi, Mirgeni, të cilët në vazhdim të traditës së Samiut punojnë si trajnerë në akademinë e futbollit Partizani.

Pasionant, kërkues i madh, organizator i pazëvendësueshëm, i sakrifikuar deri nështerim, ai gjallëroi për vite të tëra një pjesë tëkryeqytetit me veprimtari të shkëlqyera që qenë një shembull kombëtar. Deri aty madje, sa mbi 30 sportistë të shquar të Shqipërisë dolën prej asaj qëbashkëkohësit e konsideronin si “shkolla sportive e Sami Bushatit”.

Shembull i jashtëzakonshëm sakrifice dhe vetëmohimi qytetar e atdhetar

Sami Shefqet Bushati ishte një nga bijtë e nderuar të qytetit të Shkodrës. Intelektuali dhe ushtaraku i përmasave shumëdimensionale, që u nda nga jeta 15 vjet më parë (me 12 shtator 2002), kishte lindur në vitin në vitin 1926 në një familje atdhetare.Siçshkruan në kujtimet e tij, gjeneral-lejtnant (në pension) RrahmanParllaku – Hero i Popullit dhe Nderi i kombit, “Sami Bushati ka qenë familjarisht i lidhur ngushtë me LANÇ. I ati, Shefqeti, e ëma, Sanija, vëllai Sytkiu, vetë Samiusi dhe vëllai më i vogël, Ismeti, morën pjesënë luftën për liri.Prindërit e Samiut qysh në orët e para u vunë në shërbim të LANÇ. Shtëpia e tyre u bë një ndër bazat kryesore të qytetit të Shkodrës derisa u zaptua nga gjermanët, të cilët e përdorën atë si komandaturë dhe kur braktisën qytetin e hodhën ne erë.

Bir i një prej familjeve më fisnike të Shkodrës e të Shqipërisë, asaj tëBushatllinjve, Samiu qe një prej bartësve më të respektuar të karakteristikave të shquara të këtij fisi të madh, siç ishin dhe janë: burrëria, fisnikëria, humanizmi dhe atdhetaria! Që 15-vjeçar, ai u bashkua me lëvizjen për çlirimnga pushtuesi, sepse Shqipërinë e pati amanet shekullor të paraardhësve. I frymëzuar prej prindërve të tij dhe vëllait të madh,Sytkiut, rroku pushkën për lirinë. E thirrën Alpet e thepisura të Shqipërisë, të cilave iu blatoi trimërinë dhe sakrificat e papërshkrueshme deri nëvetëmohim për lirinë e Atdheut.

Gjatë vitit 1942 e deri në mesin e vitit 1943, që në moshën 16-vjeçare Samiu qe aktivizuar në qytet sindërlidhës midis bazave ilegale. Në qershor 1943 ai u rreshtua nëradhët partizane. Fillimisht në përbërjen e një Njësiti ai përshkoi Zadrimën dhe përmes rreziqesh të shumta arriti deri në fshatrat më të thella të Malësisë së Lezhës. Pastaj u inkuadrua ne batalionin “Perlat Rexhepi”. Në nëntor 1943 ky batalion me urdhër nga lart e “braktis” qarkun e Shkodrës dhe shtegton në drejtim të Malësisë së Gjakovës (Tropojë), duke përshkuar rrugë malore e shtigje te panjohura. Vështirësitë që kapërcyen partizanët nukpërshkruhen. Samiu edhe pse në moshëtë njomënuk u dha për asnjë çast. Në një varg luftimesh ku mori pjesë (Plavë e Guci, deri në rrugën Kukës – Prizren e gjetkë), Samiu qëndroi sypatrembur.Pas çlirimit mbaroi studimet në ish-Bashkimin Sovjetik dhe pas kthimit që andej, shërbeu me përkushtim si oficer në radhët e Ushtrisë”.

Studioi artin ushtarak në Rusi menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, kur ende nuk ishte shuar afshi i heroizmit evropian kundër nazizmit, pjesë e të cilit ishte edhe i riu shqiptar Sami Bushati. U kthye që andej si ushtarak i formuar, duke u bërë një figurë e paharrueshme kudo që punoi qysh në vitet e para. Kërkues, ipapërkulur, edukator i shkëlqyer i rinisë, njeri që nuk e njohu lodhjen falë fizikut të tij të papërkulur, ai drejtonte vetëm me shembullin personal, duke u bërë një figurëemblematike.Bashkëkohësit e kujtojnë Sami Bushatin si një njeri të rrallë, jeta e të cilit përkufizohet vetëm si një shembull i jashtëzakonshëm sakrifice dhe vetëmohimi qytetar e atdhetar.

Si pinjoll i Bushatllinjve nuk e njihtefrikën para nderit dhe fisnikërisë

Duke artikuluar rrjedhshëm atë që historiografia shqiptare akoma nuk mund ta belbëzojë dot, publicisti Mark Bregu, i njohur si dashnor shembullor i fjalës së lirë dhe avokat i së vërtetës, para 15 viteve do të nxirrte në dritë aktin e guximshëm të njërit prej Bushatllinjve të Shkodrës në mbrojtje të dinjitetit qytetar. Në një artikull të datës 26 mars 2002, në kuadër të një replike për mbivlerësimin sipas tij të figurave të pashallarëve, publicisti Bregu e vlerëson Samiun si figura më e lartë e Bushatllinjve: “… nëse ky “shtab” vuan nga kriza e figurave, jam gati t’ju rekomandoj njëBushatlli që nderon jo vetëm Shkodrën, por mbarë Shqipërinë, dhe që për fat të mirë edhe sot jeton. Ju rekomandoj ushtarakun e hekurt e qytetarin trim Sami Bushati. Përveç veprimtarisë së tij si ushtarak i rangut të lartë, emrin e tij e nderon në veçanti akti i guximshëm në mbrojtjen e dinjitetit të tij qytetar, kur fyerjes që kërkoi t’i bënte një Komisar i Korpusit, Samiu, me një goditje të fuqishme iu përgjigj duke i hedhur kapelen në tokë dhe duke i “shkundë”spaletat. Ky burrë ngriti lart dinjitetin e Bushatllijve pa marrë parasysh pasojat”,shkruan ndër të tjera Mark Bregu.

Natyrisht, ishte e pritshme “hakmarrja primitive” e Komisarit të Korpusit më shpatulla të forta ndaj birit të shquar tëBushatllinjve. Për më tepër që asokohe, vetëm pak vite para se të ndodhte ky incident, familja e Samiut, e cila kishte shkrirë gjithë potencialin pasuror e njerëzor për luftën antifashiste nacionalçlirimtare, kishte pësuar një goditje: njëri nga vëllezërit, i cili gjatë luftës kishte qenë fëmijë, u arratis në 1961. Ndëshkimi i nomenklaturës do të ishte i menjëhershëm. Samiun, ushtarakun shembullor që la gjurmë kudo ku shërbeu, duke mbetur figura e dashur e kërkuesit të fortë ushtarak, por dhe shoku e prindi i pazëvendësueshëm, e liruan nga ushtria. Megjithatë ai nuk u përkul, sepse nuk e njihte frikën para nderit dhe fisnikërisë. Samiumbeti përherë me shpirtushtaraku i hekurt dhe edukatori i apasionuar i rinisë.

Rast unikal në historinë e sportit shqiptar

Sami Bushati jetoi me sportin, duke i blatuar atij rrahjet e zemrës së tij të flaktë, që mbeti rinore deri në fund të jetës. Ai përjetoi gjithashtu rastin unikal në historinë e sportit shqiptar: Për së gjalli të tij u organizua një Kupë me emrin e tij. Asnjë veprimtari sportive me rininë shqiptare nuk kishte pasur një organizim të atillë më parë. Do të ndodhte në pranverën e vitit 1998, kur shoqata e futbollit “Arbëria” organizoiKupën me emrin “Sami Bushati”, Kupë të cilën ai e dorëzoi me dorën e tij. Kjo qe dhe pavdekësia e Sami Bushatit.

Partizani dhe ushtaraku iorëve të para,me lirimin nga ushtria, dha kontribut vullnetar të pashembullt për zhvillimin e futbollit.Sami Bushati, i cili e priste skuadrën e Partizanit me bandë te Ura e Mifolit në Vlorë, pasionanti i madh i sporteve, të cilin çdo ditë do ta shihje me LoroBoriçin e RefikResmen, me KolecKrajën, SimonDeden e LinShllakun dhe të cilit iazbukuronin gjoksin medaljet e Trimërisë, të Kujtimit e të Skënderbeut, përjetoi edhe medaljen më origjinale që ndokush mund ta ketë pasur ndonjëherë në jetën e tij: Kupën me emrin e tij.

SHKARKO APP