Kur maçoku të vjedh vëmendjen gjatë një interviste serioze

Po fliste për tema serioze, por mesa duket maçoku i tij nuk ndante të njëjtin mendim.

Jerzy Targalski, një akademik polak dhe ish-aktivist i opozitës anti-komuniste, ishte duke dhënë intervistë për transmetuesin televiziv holandez NTR kur maçoku i tij Lisio e pa të arsyeshme që të  ndërhynte.

Ndërsa pronari i tij po fliste, pa u shqetësuar farë maçoku filloi t’i hipte në sup e pastaj në kokë. Por, edhe Targalski e mbajti vetën dhe nuk reagoi keq ndërsa maçoku po i mbështeste bishtin rreth fytyrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk ka vonuar shumë dhe videoja është bërë virale në rrjetet sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?