Kur mutacioni Parlamet vihet me “shpatulla pas muri”!


Nga Nora Malaj

Sot mutacioni Parlamentar u tërhoq nga diskutimi i pseudo paktës anti- shpifje , ndërkohë që me kohë opozita dhe Presidenti i Republikë i kish kërkuar Parlamentit te terhiqej nga ky pseudo ligj.
Partia ne Pushtet nuk e shihte te udhës terheqjen , derisa BE dha ultimatumin , duke i vënë “me shpatulla pas muri”, të gjithë ata deputetë të pozitës, që përej retorikës boshe , nuk prodhojnë asgjë tjetër.
Sot ishte një ogur i mirë tërheqja e deputetëve të pozitës , në këtë mutacion Parlametarë, për të mos kaluar ligjin që kërcënon gazetarët me burg dhe median online me mbyllje dhe gjoba.
Sot mutacioni Parlamentarë kishte gjuhen dhe gjestet më seksiste dhe bulliste që si asnjeherë, sot u shfaqën dukshme , sidomos në ligjërimin e kryeministrit më bullist të njohur ndonjeherë më parë , në historinë e Shqipërisë.
Tashmë, ashtu si bota është në alarmë dhe po merr masa drastike për rastin e koronavirusit, që nga përdorimi i maskave , , izolimiit të te prekurve , dizifektimi, ashtu dhe mediat duhet të marrin masat që kur japin seancat të Mutacionit Parlamentarë, qytetarët të kenë kujdes nga pranija e fëmijëve, pasi bashkëbisedimi dhe gjestikulacioni që përdorë burri i shteti, është nje e keqe e madhe e një mjerani , që nuk ka më forcë argumenti. Dhe të mendosh që ky mutacion Parlamentar, është i pajisur edhe me Kodin e Etikës???!!
Nuk kam më fjalë të rrefej se ku e kemi katandisur dhe leqendisur fjalën, mendimin dhe kuvendin??!! Në fakt vetëm kuvend nuk ka më, po një grup individësh që po luajnë me identitetet e tyre..
Ky produkti më i shëmtuar Parlamentar, që ka degjeneruar në një mutacion Parlamentar! Dhe të mendosh që Shqipëria ka 100 vjet Parlamentarizëm!!!

SHKARKO APP