Kur natyra hakmerret çfare duhet te bejme?
Nga Dr. Selman Meziu –
Sapo filluan të kamërojn ditët e para të vitit 2021. Uruam e menduam se do të vijë, urt e butë. Por, fatkeqësisht ndodhi ndryshe për disa krahina. Brenda disa orëve, shiu i dendur që kishte lagur pyllin e mështeknave u kthye në akull. Sigurisht i ndihmuar nga rënia e temperaturave dhe veriu i ftohtë. Atehere! Në Zabelin Novosej, Shishtavec të Kukësit, ngastra 86/a, me sipërfaqe 20 ha, është dëmtuar në masën 65% e materialit drunor në këmbë, ndërse ngastra 87/a është shkatërrruar në masën 30%, me moshë mesatare 28 vjeç, të gjitha janë të shkulura nga pesha e akujve në gjithë masën vegjetative. Një pamje e dhimbëshme, trishtuese, një katastrof ekologjike e një pylli me funksione e vlera të shumta, nga kapriçozja klimë. Novosejasit e shikojn këtë batërdi, mendojn e kërkojn mendime, se si duhet administruar kjo pasuri drunore e shtrirë përdhe ose e kacavjerrur, dhe si duhet ripërtritur zabeli i tyre?
Njohja e gjëndjes, bërja e projektit:
Grupi i inxhinierëve dhe teknikëve të Parkut Natyror Korab-Koritnik duhet të kryej njohjen e shkallës së dëmtimeve duke i përshkuar ato kudo. Caktimi i një grupi pune për hartimin e projektit. Hartimi i skeletit të tij. Diskutimi në grupin e punës. Ky duhet të kryhet në përputhje me anën teorike e praktike, pra të silvobiologjisë e silvoteknikës, kërkesat e tregut për dru zjarri e asortimente të ndryshme. Bërja e preventivave në fund të projektit për gjithe llojet e punimeve, shfrytëzimit, ripërtritjes, shërbimeve kulturale, mbrojtjen nga kullotjet, zjarret etj.
Grupi inxhiniero teknik duhet të njihet me literaturën për mështeknën, pyejt e saja, përhapjen brenda e jashtë vendit, përdorimet e pjesëve vegjetative, mënyrat e shumimit, mundësitë e ripërtritjes natyrale, ndërhyrja me atë artificiale, me farë ose fidana apo të dyja të gërshëtuara, leverdishmëria e njërës dhe tjetrës, shërbimet kulturale, mbrojtja nga kullotja dhe parashikime edhe mbi masat kunder grryerejve të shkallës së parë në rastë se shfaqen vatra të tilla.
Cila është Mështekna?
Dru pyjor që i pëlqen shpatet që rrihen nga dielli. Filizat e saja kërkojn ngrohtësinë dhe dritën e diellit pa kursim. Ato rriten në grupe me drurë të rrallë, në çeltira me trupin e drejt, degëzimet që fillojn mjaft afër tokës Ndryshon ajo kur rriten në pyje të rregullta, si në Rusi e Finlandë ku lartësia shkon edhe 40 m. Në vendin tonë sipas pylltarit marthonomak, pedagogut e inxhinierit Ilia Mitrushi gjëndet ‘’në pyjet e ahut të rrethit të Tropojës e të Kukësit(Parshtrik, Koritnik, Gjallicë , Korab)…në shqipërinë lindore mali i Duriçit, livadhet e Kokës, Valikardhe të Bulqizës; Pylli Rinas, Qarrishtë–Librazhd po në këtë rreth edhe në Zhavorinë, bredhishte-Rajcë.,,(I. Mitrushi, Dr. Shku. Shqip.,, f. 341 Tr. 1955) Por shërbetorët e pyllit ndoshta dijnë edhe vende të tjera. Ndërsa ne do të përmendim këtu pjesë nga botimi i fundit të Akedemikut Jani Vangjeli: ’’Përhapet në rrethet Elbasan: Kroii ujit (Shpat)-1200m; Korçë: Bredhi Drenovës-1200 m; Kukësi: Mali i Gjalicës-1700 m, Mali i Koritnikut (Pikllemës S.M) -1400m, Shishtavec-1400 m, Turaj-1450m; Librazhd: Guri i Zi (Rrajcë)-1300m, Mali i Shebenikut -1900 m, Qarrishtë-900m; Malësi e Madhe: Gryka e Rrajcës (Brojë)-200 (?) m, Livadhi i Harushës (Vermosh)-1600 m, Seferçe (Vermosh)-1800 m; Pogradecit: Varri i Plakës (Mali i Valmarës-1700 m, Tropojës: Lumi i Silkut (Valbonë) -1400-1700 m, Maja e Hekurave -2200-2500 m mbi nivelin e detit.,, (J. Vangjeli ‘’Atl. I fl.së shqip.,,f. 59 Tr. 2016) Studimi i fundit tregon për një përhapje shumë më të gjërë, i cili duhet të tërheq vëmendjen e pylltarëve.
Duke analizuar këto sipërfaqe të kufizuara të mështeknës me kurorë lozonjare e zhurmën muzikë qetësuese, kur era ledhaton gjethet e saja si flutura me degët e holla bardhoshe, na zgjon dëshirën të dijmë më shumë, dhe ja: Shtrirja e saj kryesisht në pyjet e përziera që shtrihen nga ishujt skandinave (Norvegji, Finlandë, Suedi) dhe rusinë qëndrore e veriore tregon për një përhapje mjaft të gjërë duke realizuar 2 156 900 km². Por ajo është e përhapur në disa vende të kontinentit Aziatik dhe Amerikën veriore.
Duhet të kemi njohuri të plota kur diskutohet për këtë dru, edhe se si thirret, emërtohet ajo në krahina të ndryshme të shqipërisë. Kërkojm ndihmën e Mitrushit, ai na mëson: Krahajetë në disa krahina të Dibrës së Poshtme (Peshkopi-I.M), lejthi e egër në Shosh, Dukagjin, Shkodër, meshtek, Lumë-Kukës, Meshtekën-Mirditë me një pjesë të Lumës, Mushtekër- Rajcë, Librazhd, Musteker- Kosovë.
Po si do ta njohim e studiojm në burimet e shkruara të vendeve të ndryshme të botës? Sigurisht çelsi i saj është emri shkencor në gjuhën Latine: Betula verrucosa, Ehrh., ose ndryshe B. pendula dhe B. alba. Emra të cilat shprehin format fizike të këtij druri pyjor, pra degët paksa të varura, me lëkurën e bardhë të degëve dhe trupit. Këto karakteristika na sjellin në vëmendje vlerat e saj zbukuruese në përdorimin e saj si dru i veçuar ose në grupe, i përdorur fatmirësisht në disa gjelbrime qytetsh veriore të shqipërisë. Biles edhe në ish lulishten, ku sot ngrihet kompleksi Toptani në zemër të Tiranës.
Njihen në gjithë rruzullin toksor rreth 40 lloje, të gjitha në hemisferën veriore të tij. Përshkruajm shkurt njërën perj tyre.
Betula pubescens, dru me kurorë elegante, rritet në toka më me lagështi dhe toka më pak të pasura se Betula pendula.
Përshkruajm tani disa pjesë vegjetative të këtij druri të mrekullueshëm dhe përdorimet e tyre nga njeriu në vende të ndryshme të botës.
Gjethja, lulja. Gjethet e saja të rralla në degëzat bishtë gjata, me dhëmbzime në formë zemre, janë të ushqyeshme për blektorinë. Të dhurojn një peizazh refleksesh të ngjyrës së bardhë të trungut degëve dhe të gjelbërtës së gjetheve me mjedisin rrethues. Rusët pregatisin një pije mjaft të përdorshme, të pëlqyeshme ng ato, me gjethet dhe kallëzat(gathët I.M) të luleve. Ku në pranvere bëhen me ato mashkulloret ndërsa në vjesht me femroret që jane 2-3 herë më të shkurtëra, që çelin në këtë kohë. Këto janë përdorime të popujve rus, por ndoshta mund të shërbejn edhe për banorët e malsive, ku gjendet natyralisht ky dru i bekuar në Shqipëri.
Lëvorja e bardhë që bie zhapa –zhapa, kur ndërrohet, është mjaft e përdorshme në mjaft fusha, pa u ndaluar te bukuria e magjishme e një pylli mështekne ku ajo veshën trupin dhe degët me bardhësinë e saj vezulluese pas shiut mengjezor, apo kur rrezet e diellit bien në perëndim e sipër.
-Lëngu i lëvores i marrë pika pika nga plagosja që duhet bërë kur ka filluar lëvizja e vrullshme e limfës, e cila përdoret si substancë shëruese.
-Po të çahet lëvorja paksa në vegjetacionin e vrullshëm, vjen pika pika lëngu i saj i tejdukshëm për disa javë, jo më shumë. Ka shijen e ëmbël. Nuk pihet i sapo mbledhur por ruhet për disa muaj dhe pastaj fillon e përdoret.
– Dylli i rrjedhun nga lëvorja përdoresh në vend të sapunit për të larë trupin te pupulli rus para setë dilte në dritë sapuni.
– Kjo substancë dylloze përdoret si landë natyrale në kozmetike për zbukurimin e femrave, në Rusi e vendet Skandinave.
– Përsëri rusët me lëvoren e mështeknave bënin opinga, dhe kjo është përdorur gjer ne vitet ’30 të shekullit të kaluar.
-Para përdorimit të letrës, po rusët e kanë përdorur lëvoren e saj sidomos nga shekujt XI-XV për të shkruar.
-Lëvorja përmban edhe 4-6% taninë, që përdoret në industrinë e përpunimit të lëkurëve.
-Distilimi i saj gjithashtu, prodhon katran dhe një lloji vaji i përdorshëm në industrinë e lëkurëve dhe në veterinari.
Druri, degët Edhe druja ështe e bardhë, me pak deje e figura, mjaft tërheqëse në pamje, elastike, nuk është dru i ngjeshur, i lehtë.
– Prandaj përdoret për të veshur avionët, por edhe në prodhim parketesh, mobiljesh.
– Mjeshtrit e punimit të drurit të popujve skanidinav e përdornin për ndërtim e barkave, mjete për përdorime në guzhinë.
– Me drurin e saj bëhen edhe nallane, të cilat përdoreshin në vend të pandoflave plastike, nga malsorët në vendërritjet e mështeknës.
– Degët e njoma përdoren për të bërë rrath për shegja, voza, mëtina etj.
– Me degët e saja të lidhura si fshesë e madhe, rrihnin ujit për ta pastruar në disa krahina ruse.
– Druri përdoret për ngrohje, prodhime eshke për farkat që mprehin vegla të ndryshme dhe shtylla miniere.
– Prej lengut të fituar nga distilimi i degëve në vendet ruse e balltike nxiret sheqer, por edhe prodhohet një lloje birre.
Përfundimisht pyjet e mështeknës, janë vende për turizëm malor, organet e ndryshme vegjetative pëdoren si ushqyese të industrive të ndryshme, artizanatit, me punime të ndryshme si burime jetese dhe përdoimi në lëmra të ndryshme të jetës.
Pak histori mbi mështeknën
Populli i lashtë Kelt duke u nisur nga ngjyra dhe cilësi të tjera e vlerësonin shumë lart, duke e mbajtur si simbol i diellit.
Popujt Komi, Udmurti, Ostiaki dhe i Detit kishin një respekt të pakufishëm për këtë dru pyjor bukuri mahnitës e dobi shumtë.
Edhe popujt sllav, si Jakuti e Kakasi e konsiderojn atë, si një dru i shejt, pra e ruajn dhe e trajtojn si të tillë.
Popujt sllav të lindjes e konsiderojn si dru të shejt. Në rastin kur festojn shën Trinita dhe Semik, në periudhën e pashkëve, ose në festat e pranverës, vajzat përkulin një fidan të ri mështekne, e zbukurojn atë duke i kënduar dhe vallëzuar perqark saj.
Çfarë shkruan Pushkini?
Janë shumë poet e shkrimtar rus e skandinav, që kanë shkruar mijëra faqe, mbi mrekullitë e pyjeve të mështeknave duke iu thurur hymne e vendosur personazhet e tyre në këto peizazhe mrekullindjellëse dhe emocionuese. Po japim një copëz të shkruar nga Vladimir Pushkin: ‘’Male të shumta kemi kaluar, e para pamje që më ka lanun me gojë hapur ka qenë një mështekën, si e mveshur me argjendë.,,
Zbatimi i projektit Pasi u njohëm me katastrofën ekologjike të shkaktuar, mundësinë e tregëtimit të materialit drunor dhe teknikave të ndërhyrjes, mjeteve motorike dhe jo, fillohet zbatimi. Ndërmarrja private nën vezhgimin e zbatueseve të projektit, fillon shfrytëzimin. Hapi i parë që duhet kryer sa më shpejt që të jetë e mundur. Duke nxjerrun asortimentet e mundshme, dru zjarri etj. Grumbullimin e mbeturinave në togje. Vënjen e materialit drunor, dru zjarri shtylla miniere etj, në stiva dhe njëkohesisht, trasportimi në rrugën kryesore automobilistike.
Kerkohet me të gjitha format, për të siguruar farën, duke përdorur 25 kg/ha. Sigurimi i tyre shtron detyrën që nga mesi i marsit të mbillen kryesisht në gropat që janë krijuar nga shkulja. Sigurisht duke hedhur 2- 4 fara për gropë, të mbuluara 1-2 herë diametri i farës. Po u gjetën edhe fidana. atëhere paksojm, sasinë e farës së blerë. Mbjellja me farë ose fidana mund të zgjasë edhe 2 ose tre vjet për arsye objektive ose subjektive. Po qe se nuk sigurohen fondet, atëhere me ato të sigurara, nga fundi i muajt qershor e fillimi i korrikut fillojm të mbledhim fara në drurët e mbetur. Gjithashtu duke porositur mbledhje të farave edhe në krahina të tjera të shqipërisë.
Që të kryhet hartimi i projekteve, punimet e shfrytëzimit dhe ripërtritjes, kërkohet punë e madhe, përkushtim, besim në vetëvete dhe mbështetje. Gjithashtu kjo katastrofe duhet të bëhet alearm në komunat përkatëse, në Bashkinë Kukës në Ministrinë e Turizmit e Mjedisit, dhe Drejtorinë e Zonave të Mbrojtura, duke e bërë problem të shoqatave të ndryshnme në Shqipëri dhe jashtë saj, në kuadrin e ndryshimeve klimatike si problem mbarë botërore etj.
Burimet e përdorura.
1-Ilia Mitrushi, ‘’Drurët dhe shkurret e Shqiperisë.,, Tiranë 1955
2 Jani Vangjeli, ‘’Atlasi i Florës së Shqipërisë.,, Tiranë 2016
3-Michael Chinery, Vanesa Clarcs, Jane Oliver, Carolina Royds, ‘’Guida in Italia e in Europa.,, Milano 1985