Kur pasuria nuk blen gjithçka, lufta për një vaksinë – Si po tentojnë miliarderët të mbrohen nga koronavirusi
Si të gjithë njerëzit, edhe të pasurit po kërkojnë një vaksinë kundër koronavirusit. Ken Langone, bashkëthemeluesi i Home Depot Inc., vëzhgoi konferencën për shtyp të Presidentit Donald Trump dhe pyeti veten nëse media po e ekzagjeronte me rrezikun, por ai gjithashtu u sigurua të telefononte mjekët e tij në kërkim të një shpëtimi nga koronavirusi.
Disa miliarderë, bankierë dhe anëtarë të tjerë të elitës amerikane janë të qetë, të tjerë po shqetësohen, ama të gjithë po lajnë duart. Të pasurit mund të përballojnë më mirë përgatitjen për një pandemi, sikurse fluturimi me aeroplan privat, këshilla nga ekspertë botërorë dhe qasje në kujdesin luksoz mjekësor.
Tim Kruse, një mjek në Kolorado, tha se “të pasurit ama nuk kanë nevojë të kenë qasje në gjërat të cilat një personi i zakonshëm nuk ka”. Por kjo nuk i ka ndaluar miliarderët të pyesin nëse mund të marrin një vaksinë për koronavirus. “Përgjigja është jo.”
Rastet e konfirmuara të koronavirusit në të gjithë botën kanë kaluar 88,000, dhe më shumë se 2,900 njerëz kanë vdekur. Organizata Botërore e Shëndetit ngriti vlerësimin e saj global të rrezikut për sëmundjen në “shumë të lartë”. Frika nga pasojat ekonomike ka lëkundur tregjet globale.
Një bashkëthemelues i një fondi të madh mbrojtës, i cili kërkoi që të mos publikohej me emër, duke diskutuar planet e tij, tha se do të merrte rrugën për t’u izoluar në ndonjë pronë private që ka nëpër Evropë, e do të rrinte aty derisa rreziku të kalonte.
Trump ka parashikuar se virusi do të zhduket “si një mrekulli”, ndërsa demokratët paraqitën kërkesa për fonde që përfshijnë garanci për një vaksinë të përballueshme. Maskat për fytyrën nuk e parandalojnë në mënyrë efektive përhapjen e koronavirus, sipas kirurgut të përgjithshëm amerikan Jerome Adams, por ndalon ofruesit e kujdesit shëndetësor që janë në rrezik më të madh, të kenë siguri në punë. “Seriozisht njerëz,” shkroi Adams në Twitter, “Ndaloni blerjen e masave!”
Burimet si paraja, transporti dhe informacioni u japin njerëzve me pushtet avantazh në fillimin e masave mbrojtëse dhe parandaluese. Por ama, ata nuk do të kenë në dorë një vaksinë, pa e pasur më parë e gjithë bota.
Burimi: SCAN