Kur protestojnë studentët, të tjerët thonë “pse të dalim”

Nga Mentor Kikia

E ç’më duhet mua se ç’bëhet me mua!

Kur protestojnë studentët, të tjerët qëndrojnë në kafene dhe thonë: Pse të dalim, ne nuk jemi studentë.

Kur protestojnë kuksianët, të gjithë tjerët janë sërish në kafene dhe thonë: Po ne nuk jemi kuksianë.

Kur protestojnë minatorët, të gjithë të tjerët janë në kafene, e thonë: Po ne nuk jemi minatorë.

Kur protestojmë ish të përndjekurit, të gjithë tjerët janë sërish në kafene e thonë: Po ne nuk jemi të persekutuar.

Kur protestojnë mjeket e infermierët, të tjerët janë sërish në kafene e thonë: Çna duhet, ne nuk jemi mjekë.

Kur protestojnë ata që iu prishën shtëpitë, të tjerët janë sërish në kafene duke thënë: Po ne i kemi me leje shtëpitë, s’na i prish njeri.

Kur protestojnë emigrantët, të tjerët janë përsëri në kafene e thonë: Po ne nuk jemi emigrantë, pse të dalim në shesh.

Në fakt veç e veç, në jemi ashtu si gjithë shoqëritë e tjera, ca mesues e ca emigratë, ca minatorë e ca rrobaqetës, ca studentë e ca pedagogë, ca nëpunës e ca të papunë.

Por të gjithë bashkë ne jemi një? i madh.

Dy realitete dhe modestia jonë tragjike!

1- Fillimi dhe fundi i një proteste në Ukrainë, 2013: Studentët u ngritën kundër qeverisë dhe presidentit, që po ia bashkëngjiste vendin Rusisë dhe kërkuan orientimin drejt BE-së. Shpejt mblodhën rreth vetes tërë popullin. Qëndruan në sheshe plot tre muaj, nën një dimër “rus”. Luftuan, u vranë dhjetra njerëz. Në fund fituan, presidenti u arratis natën dhe vendi ndryshoi drejtim.

2- Fillimi dhe fundi i një proteste në Shqipëri, 2018: Studentët dolën në rrugë. Ishte më e madhja në 28 vjet. Kërkuan vetëm uljen e tarifave të shkollimit dhe ca kërkesa të tjera që lidhen vetëm me universitetin. Shumë pak qytetare dolën në mbështetje. 

Të tjerët fërkonin duart para televizorit dhe shpresonin, vetëm shpresonin. Vendi pa sistem drejtësie, me shkallën më të lartë të korrupsionit në Europë, ku paratë dhe prona publike zhvaten nga oligarkët me ligje të posacme dhe me letra false, nuk ia dolëm dot të protestojmë. Ata që protestuan fituan vetëm heqjen e tarifës së provimeve bartëse dhe tarfiën 200 lekë që studentët paguajnë për të marrë vërtetime që vërtetojnë se janë studentë. 

Çfarë modestie tragjike!

Foto 1: Sheshi qendror i Kievit gjate protestes. Foto 2: Rruga para Ministrise se Arsimit ne Tirane gjate protestes. Foto 3: Sheshi qendror i Kievit gjate perleshjeve. Foto 4: Sheshi para kryeministrise ne Tirane, fundi i protestes.

SHKARKO APP