Kur vëmendjen e dasmës e merr …gjirafa

Një çift i sapomartuar u befasua të shtunën nga një mysafir i papritur që u shfaq në ceremoninë e martesës.

Një gjirafë erdhi në dasmën e Tristan Burns dhe Luke Karshagen ndërsa çifti po bënte fotografi në Areena Riverside Resort, në afërsi të East London në Afrikën e Jugut.

“Sinqerisht, unë isha pak i shqetësuar në fillim. Nuk e dija sesi gjirafa do reagonte dhe nëse do lëndonte njeri,”-tha Burns. “Ai thjesht nxorri kokën nga pemët. Duhet të na ketë dëgjuar dhe erdhi në festën tonë.”

Fotografja e dasmës Stephanie Norman postoi imazhet  fantastike në Love What Matters.

Gjirafa Abby u tregua shumë miqësore duke lejuar dasmorët që të bënin selfie me të.

SHKARKO APP