Kur vizitorët bëhen pjesë e veprave të artit

Një atraksion krejt i ri dhe inovativ ka hapur dyert në Tokio, në godinën “Mori” të kryeqytetit japonez. Një muze arti digjital, pret vizitorët që mund të shëtisin lirisht, duke u bërë një me veprat e artit, shkruan “New Atlas”. “Mori Building Digital Art Museum” ka 50 vepra arti të shpërndara në 10,000 metra katrore.

Një prej zonave është quajtur “Tejkalimi i kufijve”, ku vizitorët mund të hipin nëpër gurë në fund të një ujëvare digjitale dhe të shëtisin nëpër oqean.

Këto vepra arti janë imagjinuar nga ekipi i “teamLab”.

SHKARKO APP