Kursi i këmbimit – Java mbyllet në rritje për të gjitha valutat e huaja

Sipas tregut valutor vendas të gjitha valutat e huaja e kanë mbyllur javën me një rritje të lehtë të vlerës.

Monedha europiane blihet me 121.4 lekë dhe shitet me 122.1 lekë referuar të dhënave të të kursit të këmbimit lokal.

Dollari amerikan e ka mbyllur periudhën e 30 dhjetor -03 janarit në rritje të lehtë, duke u blerë me 108.7 lekë dhe shitur me 109.6 lekë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paundi britanik është blerë me 141.6 lekë dhe shitur me 142.8 lekë në fund të kësaj jave duke regjistruar vlera pozitive krahasuar me fillimin  e kësaj periudhe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Franga zvicerane ndërkaq blihet me 111.2 lekë dhe shitet me 112.2 lekë duke shënuar edhe ajo rritje të vlerës.

SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?