Kursi i këmbimit/ Leku u zhvlerësua lehtë në tremujorin e fundit 2019

Leku u zhvlerësua lehtë kundrejt euros në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, pas një serie të gjatë mbiçmimi të regjistruar në vitet e fundit. Sipas Bankës së Shqipërisë, kursi i euros rezultoi mesatarisht 122.7 lekë, me një nënçmim të lekut prej 0.9% kundrejt tremujorit të mëparshëm.

Rënia e lekut në tremujorin e katërt lidhet kryesisht me shuarjen e efektit sezonal të verës, kur prurjet valutore nga turizmi historikisht sjellin një forcim të monedhës vendase.

Me bazë vjetore krahasimi, leku vijon të jetë i mbiçmuar kundrejt euros në krahasim me vitin e kaluar, por në një masë më të vogël. Forcimi vjetor i lekut është ngadalësuar ndjeshëm, duke zbritur në 1.4% në tremujorin e fundit të vitit, nga 3.4% në dy tremujorët paraardhës dhe nga 5.9% që shënonte në tremujorin e parë të vitit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në përgjithësi, tregtimi i euros në tregun valutor gjatë muajve të fundit ka qenë i qetë dhe nuk janë vërejtur pritshmëri të njëanshme për mbiçmim apo nënçmim të lekut. Treguesi i anshmërisë për mbiçmim ose nënçmim llogaritet si raport i numrit të ditëve kur leku është mbiçmuar ndaj numrit të ditëve kur leku është nënçmuar, në një horizont kohor prej 250 ditësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vlera të këtij treguesi pranë nivelit 1 tregojnë për numër të përafërt rastesh mbiçmimi dhe nënçmimi ditor të lekut. Në analizën e Bankës Qendrore, ecuria e këtyre treguesve dëshmon për normalizim të pritjeve të agjentëve në treg dhe mungesë të ndërmarrjes së pozicioneve spekulative mbi ecurinë e ardhshme të kursit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?