Kursi i këmbimit/ Rënie drastike për Dollarin, humbet mbi 1 pikë brenda natës. Forcohet Paundi britanik

Kjo javë është mbyllur pozitivisht për monedhën europiane e cila këtë të premte ruan të njëjtat vlera sikurse dje duke u blerë sërish me 123.3 lekë dhe duke u shitur me 124.2 lekë.

Ndërkaq Dollari amerikan ka pësuar një rënie drastike nga dita e djeshme prej 1.2 pikë duke u blerë sot me 103.8 lekë dhe suke u shitur me 105.7 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.

Paundibritanik përkundrazi ka regjistruar një rritje prej 0.2 pikë krahasuar me ditën e djeshme duke u blerë sot me 134.8 lekë dhe suke u shitur me 136.4 lekë.

Referuar tregut valutor vendas Franga zvicerane është dobësuar me 0.3 pikë në raport me ditën e enjte duke u blerë këtë të premte me 113.7 lekë dhe duke u shitur me 114.7 lekë.

SHKARKO APP