Kursi i këmbimit/ Si e nisën javën Euro, Dollari dhe Paundi britanik
Në tregun valutor vendas, dollari amerikan blihet me 110.30 lekë dhe shitet me 111 lekë. Në karahasim me javën e kaluar dollari ka njohur një rritje të lehtë pasi të premtën ai blihej me 110 lekë dhe shitej me 110.7 lekë.
Ndërkohë, monedha europiane euro në tregun valuator vendas blihet me 122.10 lekë dhe shitet me 122.70 lekë. Krahasuar javën e kaluar, euro ka njohur një renie të lehtë pasi blihej me 122.3 lekë dhe shitej me 122.8 lekë.
Paundi britanik vijon rritjen edhe këtë javë,duke ndjekur trendin e javës së kaluar. Në tregun valuator vendas paundi britanik blihet me 144.40 lekë dhe shitet me 145.50 lekë. Javën e kaluar, Paundi e mbylli në vlerat 144 lekë në shitje dhe 145 lekë në blerje.
Ndërsa Franga Zvicerane mbetet e qendrueshme duke mos i ndryshuar aspak vlerat në tregtim; blihet me 110.80 lekë dhe shitet me 111.60 lekë, njësoj si javën e kaluar.