Kush e solli “Tano Cariddin” në Shqipëri?

Tano Cariddi ka qenë një ndër personazhet më të komentuar në Shqipëri me transmetimin e serialit italian ‘Oktapodi’ (La Piovra).

Por lajmi që tashmë ka marrë dhenë është fakti që Remo Girone ndodhet në Tiranë.

Ka qenë ish-Ministrja e integrimit, Majlinda Bregu ajo që ka zbuluar edhe arsyen pse aktori i suksesshëm ndodhet në Shqipëri.

Me anë të një fotoje të publikuar krah tij, ajo zbulon se Remo do të luajë në filmin më të ri shqiptar që ka nisur xhirimet.

Filmi do të mbajë emrin “Portreti i pambaruar i Clara Bellinit” dhe pjesë e tij do të jenë disa aktorë italianë dhe pjesa tjetër shqiptarë.

Regjisori Namik Ajazi ka mbledhur emra si: Remo Girone, Victoia Zinny, Marta Gastini, Aiello Beatrice, Alfred Trebicka, Raimonda Bulku, etj për të qenë pjesë e filmit, që sipas ‘Gazeta Shqiptare’ trajton një histori dashuri gjatë diktaturës mes një djali shqiptar dhe vajzës së një diplomati italian.

Ajazi ka punuar 3 vite duke mbledhur të dhëna për ta ndërtuar këtë film dhe siç ai është shprehur kjo histori është e vërtetë dhe i bën homazh ngjarjeve të dhimbshme të viteve ’70-’80 që kanë prekur shqiptarët.

Image

 

SHKARKO APP