Kush e tradhtoi Anna Frank?

Pas 75 vjetësh një ish agjent i FBI rihap çështjen Më 3 qershor 1945, kur Otto Frank e la kampin e Auschwitz dhe u kthye në Amsterdam, e gjeti banesën në rrugën Prinsengracht 263 bosh. Mungonin vajzat Anna dhe Margot dhe gruaja e tij Edith. I njëjti fat preku kasapin Hermann Pels dhe dentistin Fritz Pfeffer, të cilët për muaj me radhë kishin ndarë të njëjtën banesë të fshehtë për t’i shpëtuar rrëmujës. Ajo që kurrë nuk është sqaruar me siguri është se kush e tradhtoi familjen e Anna Frank (vdekur në vitin 1945 në kampin e përqendrimit të Bergen-Belsen, në Gjermani). Tani ‘Guardian’ zbulon, 75 vjet më vonë nëpërmjet një agjenti të

pensionuar të FBI-së, të vërtetën. Vince Pankoke përpiqet t’i japë përgjigje misterit holandez, me ndihmën e teknikave investigative të gjeneratës së fundit dhe sistemeve të inteligjencës artificiale: “Me algoritme dhe softuer të fuqishëm, janë studiuar 25 kilometra fotografi dhe dokumente.

Për të financuar operacionin, por edhe për të marrë raporte dhe për të ndarë hapat e hulumtimit, detektivi ka lançuar një Crowdfunding”. Ekipi i hetimit përbëhej nga nëntëmbëdhjetë ekspertë mes të cilëve kriminolog, gazetarë, shkencëtarë kompjuterësh dhe historianë. Pankoke dëshiron të “zgjidhë rastin e fundit të karrierës së tij, në emër të Anna” duke studiuar edhe disa lista të pabotuara “të hebrenjve që përfunduan në pranga sepse ishin tradhtuar, ose agjentë të Gestapos që vepronin në Amsterdam duke kaluar të dhëna dhe lidhje”.

Në një nga studimet e fundit mbi këtë çështje, në dhjetor 2016 (drejtuar privatisht nga Muzeu i Shtëpisë së Anna Frank) u shpjegua se si familja ishte zbuluar nga policia, në gusht 1944, rastësisht, gjatë disa kontrolleve që lidhen me veprat e paligjshme dhe mashtrimet në shpërndarjen e kartelave të shënimit. Por, në të kaluarën, dyshimi për tradhti është përfolur nga të paktën tridhjetë njerëz: më e “famshmja” mbetet Wilhelm van Maaren, një nga punëtoret e fabrikës pranë vendbanimit, ndonëse dëshmitë për të nuk janë konsideruar kurrë të mjaftueshme.

SHKARKO APP