Kush e vë dhe kujt i intereson vetoja serbe në bashkimin shqiptar?
Emisioni “Ju flet Moska” në RTV Ora trajtoi këtë të martë minishengenin ballkanik pas përballjes së kryeministrit Edi Rama me Albin Kurtin.
Në analizën e tij, gazetari Kastriot Myftaraj thotë se Serbisë i është dhënë një veto për bashkimin shqiptar.
Kastriot Myftaraj: Në takimin e sotëm mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Tiranë pati një moment debati shumë interesant kur u fol për procesin e bashkimit të shqiptarëve nëse do të bëhet drejtëpërdrejtë apo nëpërmjet minishengenit ballkanik. Kurti foli për një makro shengen shqiptar, Rama për një minishengen ballkanik. Në gjeopolitikë ka shumë rëndësi kujt i intereson dhe kush përfiton por ka rëndësi dhe vlera praktike e asaj që ndodh. Rama thotë se parapëlqej që bashkimi shqiptar të jetë një proces e bashkimit të ballkanit perëndimor. Kurti i kundërshton këtë dhe thotë që bashkimi i shqiptarëve duhet të ketë përparësi. Jemi në atë parrullën e vjetër që shqiptarët do të bashkohen si një komb në Jugosllavi. Është thënë kjo parrullë në vitet 44-48 në kohën e miqësisë komuniste jugosllavo-shqiptare dhe ai shfaqet dhe tani në rrethana të tjera. Ajo që ka Rama në mbështetje të tij është se dhe kur shkon në Bruksel dhe në shtetet e Europës perëndimore, i tërheqin vëmendje që kujdes me projektin e Shqipërisë së madhe. Shpesh dhe në Ëashington thonë se nuk është projekt amerikan ky i Shqipërisë së madhe. ShBA dhe aleatët e saj Evropianë kështu u takon të flasin në raport me Serbinë, Rusinë dhe Kinën. Por Shqipëria mund të flasë dhe diçka më tepër.
Për më shumë shikoni videon e emisionit të plotë: