Kush është këngëtari shqiptar më i kërkuar në Google?

Nëpër portale po qarkullon lajmi se Mehedin Pergjeçajn i njohur si (Meda), është këngëtari më i kërkuar në Google, me 33,500,000 (0.39 sek) kërkime. Pa lënë pas meritën e muzikës së tij, këngët e të cilit numërojnë miliona klikime duhet thënë se emri i Medës është paksa i favorizuar.

Me një kërkim të shpejtë mund të kuptoni se nën emrin Meda gjenden grupime dhe agjenci të ndryshme ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po kështu individë të shumtë mbajnë mbiemrin Meda: inxhinieri Alberto Meda.

Swiss Digital Mobile Reklama

kompozitorja italiane Bianca Maria Meda

apo politikani, gazetari dhe bankieri po italian, Filippo Meda.

Një hotel në Çeki mban po ashtu emrin Meda

Siç ka edhe çmime MEDA (Maryland Economic Development Association).

Të gjitha së bashku, përfshirë edhe kërkimet për vetë Mehedin Pergjeçajn kapin shifrën 33 milionëshe!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?