Kush është Marin, kryeministrja më e re në botë? Fëmija i dy prindërve me gjini të njëjtë

Politikanja finlandeze, Sanna Marin, së shpejti do të jetë kryeministrja më e re në botë. Ministria e Transportit e Finlandës është zgjedhur të drejtojë partinë socialdemokrate, e në ditët në vijim do të “zhvendoset” në postin e saj të ri.

Po ashtu, Sanna Marin është kryeministria e tretë grua, e vendit të saj. Marin ka lindur në 16 nëntor 1985, 34 vjeç, në Helksinki. Ajo është fëmijë i dy prindërve me të njëjtën gjini. Megjithatë, Sanna është rritur nga një nënë beqare dhe është i vetmi person i arsimuar në familjen e saj, sipas mediave finlandeze.

34 vjeçarja do të drejtojë një koalicion pesë-palësh, i cili përfshin, përveç socialdemokratëve, të cilët janë partia më e madhe në parlamentin e Finlandës, Aleancën e Majtë, Lidhjen e Gjelbër, Partinë e Qendrës, dhe Partinë Popullore Suedeze të Finlandës.

/ SCAN

SHKARKO APP