Kush janë 3 heroinat italiane që izoluan koronavirusin

Tre studiuese italiane kanë arritur të izolojnë koronavirusin e ri, një hap thelbësor ky për zhvillimin e terapive dhe vaksinave të mundshme.

Po kush janë këto 3 femra që kanë tërhequr vëmendjen? Në mediat italiane ato janë cilësuar si heroinat kryesore, për të cilat po flasin të gjithë.

Më e reja prej tyre është Francesca Colavita, 30 vjeç, me origjinë nga Campobasso.

Në qendrën spitalore Spallanzani ajo ka një kontratë me afat të caktuar, e cila skadon në nëntor 2021. Gjatë epidemisë së Ebola-s, ajo u largua disa herë për në Liberi dhe Sierra Leone, ku mori pjesë në projekte të sigurisë dhe bashkëpunimit pasi mbaroi urgjenca.

“Çfarë emocioni, ishte më pak e vështirë sesa pritej”, është shprehur ajo për koronavirusin.

Po ashtu koordinatore e ekipit që izoloi Koronavirus-in është Maria Rosaria Capobianchi, 67 vjeçe nga Procida.

Ajo, ka udhëhequr laboratorin e infektivit të institutit kombëtar për sëmundje infektive për 20 vjet. E diplomuar në gjenetikë njerëzore, e specializuar në virologji, ajo vendosi të transferohet në Romë për të realizuar ëndrrat e saj dhe, mbi të gjitha, të ndjekë Felice Cerreto-n, njeriun me të cilin u martua në vitet ’80, me të cilin ka dy fëmijë, në kryeqytet.

Rosaria thotë se është meritë e tij nëse ka arritur këtë nivel: “Ai toleroi mungesat e mia, udhëtimet e vazhdueshme, kthimin në shtëpi në periudha jo të mundshme. Ai e kuptoi se sa e rëndësishme ishte për mua të jem në gjendje të përkëdhel qelizat e mia”.

Concetta Castilletti, 56 vjeç, ka dy fëmijë, nga Ragusa, është studiuesja e tretë që ka punuar në ekip në Spallanzani. Ajo ka një familje të bashkuar që është aleati i saj më i madh: “Në shtëpi ata janë mësuar të më shohin të larguar në raste urgjente. Nuk mbaj mend një jetë tjetër përveç kësaj. Gjithmonë ka qenë në këtë mënyrë”.

Ajo ka hobi basketbollin dhe me burrin dhe fëmijët e saj menaxhon një klub romak me ekipe në Serinë B dhe C. Concetta ka jetuar dhe studiuar epokën e Sars, Ebola, H1N1 (i ashtuquajturi gripi i derrit), Zika braziliane dhe të chikungunya, virusi i bartur nga mushkonja që u përhap dy vite më parë edhe në Romë.

SHKARKO APP