Kush po sfidon të gjitha mediat sociale?

Sipas një studimi të bërë nga Universiteti i Bostonit ka rezultuar se një e treta e brezit milenial tashmë e ka humbur interesin që ka patur për mediat sociale. Shumë prej të rinjve tashmë i kanë fshirë llogaritë e tyre në Facebook, Instagram apo Tinder.

Ata shprehen se koha e harxhuar në këto platforma i duket e humbur dhe se mediat sociale të kësaj natyre i kanë bërë ata të ndihen disi negativë. Ky studim i është referuar kryesisht gjeneratës së të rinjve të cilët kanë lindur pas vit 94.

”Nësoj si në jetën reale, interaktiviteti i komunikimit me njerëz të ndryshëm mund të jetë një eksperiencë argëtuese deri në momentin që kthehet në një farë mënyre në detyrim”,- shprehet David Gisberg, udhëheqës i këtij studimi.

Ajo që ka spikatur ka qenë fakti se shumë prej të rinjve të cilët nuk përdorin më mediat sociale që ne përmendëm më sipër, e kanë të pamundur të heqin dorë nga Snapchat.

Pjesa më e madhe e tyre vazhdojnë të përdorin këtë media sociale në fshehtësi në mënyrë që të shmangin bashkëbisedimet e padëshitruara. Vetëm një ndër pesë të rinj milenialë tashmë kanë arritur t’i japin “lamtumirën” Snapchat-it, shifër e cila dëshmon se kjo media sociale po sundon jetën e djemve dhe vajzave.

SHKARKO APP