Kush tha që mbretëresha e ka inat Meghan? Shihni ç’bën për të

Që pas ardhjes së aktores Meghan Markle në familjen mbretërore shumë media kanë aluduar që marrëdhënia e saj dhe e mbretëreshës Elisabeth II nuk është aspak e  mirë. Sipas tyre mbretëresha nuk e duron dot aktoren dhe një foto e shkëputur nga dasma e bujshme, ku ajo e shihte atë shtrembër e përforcoi edhe më shumë këtë mendim.

Megjithatë së fundmi një detaj në shtëpinë e mbretëreshës ka treguar se në fakt ajo e do shumë Meghan, madje ajo është edhe nusja e saj e preferuar.

Sipas mediave të huaja disa detaje që e përforcojnë këtë mendim është fakti që  ajo lejoi Meghan që të kalonte Krishtlindjet në familjen mbretërore përpara se të bashkohej zyrtarisht me Princ Harry-n. Por gjithashtu një foto e Meghan dhe e Harryt në dhomën e mbretëreshës tregon qartë që aktorja është e preferuara e mbretëreshës.

Kjo foto nuk është publikuar më parë në media dhe është një pozë që çifti ka bërë para se të fejoheshin. Këtë detaj mediat e huaja e kapën në momentin që mbretëresha Elisabeth II  ishte duke pritur Komisionerin e Lartë të Australisë në Mbretërinë e Bashkuar, Honorable George Brandis, më 30 maj kur u fotografua fotoja ku duken qartë çifti i ri në sfond./xing.al/

SHKARKO APP