Ky çift kishte lindur për të qënë bashkë

Një çift janë martuar 40 vjet, pasi kanë lindur në të njëjtin spital në të njëjtën ditë. Daniel dhe Danielle Dawson nuk e njihnin njëri-tjetrin, derisa të dy u regjistruan në një aplikacion takimesh në të njëjtën ditë. Çifti ra në dashuri me njëri-tjetrin dhe shpejt zbuluan një seri rastësish tronditëse. Zoti dhe znj. D Dawson kishin lindur të dy në Spitalin e Qarkut Devon të Veriut më 24 janar 1979. Dhe ata besojnë se marrëdhënia e tyre është e destinuar nga fati, pasi kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë në ditën e përvjetorit të tyre të parë. Daniel, një shofer kamioni, tha: “Ne kishim lindur në të njëjtin spital në të njëjtën ditë. Atë e quajtën Danielle dhe mua Daniel dhe të dyve na thërrasin Dan. Para se të njihja Danielle unë nuk isha i sigurt se çfarë po ndodhte me të ardhmen time. Kam pasur marrëdhënie, por asnjë nuk ishte e mirë. Ishte e njëjta gjë për Danielle, gjërat nuk kishin funksionuar as për të. Pastaj të dy u regjistruam në Plenty of Fish në të njëjtën ditë, ajo ishte personi i vetëm që takova”. Ata u martuan në vitin 2016 dhe tani ata kanë fëmijën e tyre të parë, Daisy, e cila lindi në përvjetorin e tyre të parë të dasmës. Daniel tha: “Ishte dashuri me shkikim të parë. Ne flluam të dilnim dhe nuk ndalonim duke qeshur dhe duke shijuar njëri-tjetrin. Më pas u bë e dukshme që ndjenim sikur ishim takuar diku më parë. U përpoqëm të kuptojmë se ku dhe kur mund të ishim takuar. Unë nga Bideford dhe Danielle nga Barnstaple dhe nuk mund ta bënim lidhjet, derisa zbuluam se të dy ishim lindur më 24 Janar 1979, në Spitalin e Qarkut Devon të Veriut. Mbase ishim takuar kur kishim qenë foshnje? Ndjenim sikur e njihnim njëri-tjetrin prej vitesh. Ishte dashuri e vërtetë”.

SHKARKO APP