Ky drejtor i paguan më shumë punonjësit e tij nëse udhëtojnë me biçikletë

Punëtorët të cilët udhëtojnë me biçikletë, marrin nga 5 dollarë në ditë shtesë.

Sipas mediave locale, drejtori i një kompanie shprehet se  nëse punonjësit e tij e vazhdojnë këtë rutinë për 6 muaj, kjo shumë do të rritet në 10 dollarë, ndërsa e gjithë shuma do të ju jepet si bonus në fundvit.

“Kam menduar një kohë të gjatë se si ta fus në përdorim më shumë biçikletën te popullata, sepse unë jam adhurues i madh i saj. Paratë duket se janë shtytës të vërtetë,”- ka thënë Tim Chesney nga agjencia e marketingut “Make Colective”, një kompani në Zelandën e Re.

Chesney thotë se disa punonjës ishin të pavendosur në fillim sepse firma nuk kishte një banjë ku mund të bënin dush, por oferta ishte shumë e mirë për t’u refuzuar dhe u bashkua me pesë nga gjashtë punonjës.

Një nga punonjësit, Elliott Gilmore, tha se rimëkëmbja e makinës është pjesa më e vështirë, por që ngasja me biçikletë është më e mirë për shëndetin e tij se sa ushtrimi në palestër.

SHKARKO APP