Ky është aktori më me fat në Kaliforni, gjithçka u shkrumbua por vila e tij mbeti e paprekur

Aktori i njohur, Anthony Hopkins radhitet tek personat me fat kur bie fjala te zjarret shkatërruese në Kaliforni, por gjithsesi shpëtoi për pak.

Imazhet e reja ajrore tregojnë se zjarrit vdekjeprurës Woolsey i ka shpëtuar vetëm për pak fare shtëpia e aktorit legjendar në Malibu.

Nga ana tjetër shtëpia e fqinjit të tij nuk pati të njëjtin pasi ka përfunduar shkrumb e hi nga flakët, të cilat dogjën më shumë se 98,000 hektarë javën e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për më tepër, dy karrige me pamje nga oqeani mund të shihen ende duke qëndruar në mes të oborrit të shtëpisë së tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një numër i të famshmëve kanë humbur shtëpitë e tyre në zjarrin Woolsey, duke përfshirë Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus, Gerard Butler, Neil Young, Kim Basinger, Robin Thicke dhe Camille Grammer nga Housewives Real të Beverly Hills.

Fotot e marra nga ajri kanë treguar gjithashtu shkallën e dëmtimit që pësuan shtëpitë e Hemsworth dhe Thicke, të cilat u shkrumbuan plotësisht nga flakët.

Liam u kthye në shtëpinë e tij që ka kushtuar rreth 2.52 milion dollarë në Malibu dhe ndau një fotografi të asaj që kishte mbetur nga shtëpia e tij në Instagram.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?