Ky është gabimi që bëjnë të gjithë meshkujt që veshin kostum – Ja si ta shmangni atë…

Ndonjëherë një kostum i bukur nuk është ajo që ka më së shumti rëndësi, por mënyra se si ju e vishni atë është mjaft e rëndësishme.

Për fat të mirë kjo nuk do të thotë që do të duhet një rrobaqepës personal në dispozicion por disa aksesore të vegjël mund të ndihmojnë në përmirësimin e pamjes suaj.

Sipas rrobaqepësit të njohur Will Davison, një këmishë e bukur, një kravatë dhe shami xhepi e kombinuar mirë mund të përmirësojë mjaftueshëm pamjen tuaj.

Por ekziston një gabim themelor që e bëjnë shumica e meshkujve, i cili ka të bëjë pikërisht me përputhjen e dizajnit të kollares me shaminë e xhepit.

“Shumë njerëz mendojnë se nëse e kanë kollaren dhe shaminë e xhepit me të njëjtin dizajn kanë bërë një kombinim perfekt, por fatkeqësisht kjo është mënyra më e gabuar”, thotë Davison

Në vend të kësaj ai sugjeron të zgjidhni një kravatë apo kostumin në një nuancë të ngjashme me shaminë e xhepit, në mënyrë që ato të kenë një ton të përafërt apo diçka që i lidh por jo të jenë të ngjashme 100 %”, shprehet ai.

SHKARKO APP