Ky është horoskopi i javës, 9-15 prill: Ja shenjat që do të tronditen fort…

Dashi

Hmmm! Ju i keni objektivat mjaft të qarta dhe e dini shumë mirë se çfarë doni të arrini. Nuk do të ndaleni para asgjëje. Shfrytëzoni pozicionimin e favorshëm të planetëve, sidomos tani që Mërkuri është në shenjën tuaj, për të realizuar projektet e reja. Ju këshilloheni të mbani kontaktet me njerëzit për të arritur atë që dëshironi. Kurse fundjava do jetë e mbarë në aspektin e ndjenjave, por mundohuni të mos lodheni së tepërmi.

Demi

Demi ndihet më i sigurt në vete kur gjithçka ju ecën mbarë në aspektin e ndjenjave. Në këtë periudhë do t’ju ecë gjithçka mbarë për sa i përket çështjeve të zemrës. Me planetin Venus në shenjë, do përjetoni momente të bukura në krah të një personi të veçantë për ju. Kurse ditët më me fat me Hënën në shenjë do të jenë e enjtja dhe e premtja.

Binjakët

Binjakë bëhuni gati. Pasi gjatë kësaj jave do t’ju ofrohen mundësi të shumta, pikërisht ashtu siç ju pëlqen ju. Ditët më me fat do të jenë e hëna, e marta dhe e mërkura. E falë Hënës në shenjën tuaj do bëni takime që do të rezultojnë pozitive. Të enjten dhe të premten mund të ndiheni në humor të keq, por është diçka kalimtare. Kurse në fundjavë do t’ju kthehet sërish buzëqeshja.

Gaforrja

Urime Gaforre! Pasi falë pozicionimit të Venusit në shenjën tuaj, gjithçka do t’ju ecë mbarë në aspektin e ndjenjave. Do keni në krah një person të veçantë, i cili do t’ju bëjë të ndiheni e dëshiruar, do t’ju kuptojë mjaft mirë dhe do t’ju mbështesë për gjithçka, sidomos në aspektin profesional. Sakaq pozicionimi i pafavorshëm i Mërkurit dhe Marsit ju krijon siklet dhe lodhje.

Luani

Luan je me fat! Pasi gjithçka do t’ju ecë mbarë në aspektin profesional gjatë kësaj jave. Jeni të pandalshëm dhe mjerë kush ndërhyn në rrugën tuaj drejt suksesit! Ama s’und të themi të njëjtën gjë për sa i përket aspektit sentimental. Partneri, të cilin mund ta keni lënë disi pas dore, po kërkon vëmendjen tuaj. Bëni kujdes veçanërisht nëse jeni të lidhur me dikë që është i prirur për të tradhetuar.

Virgjëresha

Virgjëreshë, ju gjatë kësaj jave do ndiheni mjaft energjikë, përveç ditës së enjte dhe të premte, atëherë kur pozicionimi i pafavorshëm i Hënës mund t’ju shkaktojë stres dhe të bëjë që të jeni në humor të keq. Kujdes të mos e shfryni nervozizmin te partneri. Nëse do mund të hapeni me të pa e bërë atë përgjegjës për problemet tuaja, ai do të jetë i pari që do t’ju vijë në ndihmë. Planeti Venus ju premton një javë të mbushur me pasion.

Peshorja

Peshore ki shumë kujdes! Pasi kjo javë e re vjen e ngarkuar, gjatë së cilës nuk do të mungojnë momentet e stresit. Andaj duhet të përpiqeni të ruani qetësinë dhe të keni më shumë besim te vetja. Gjithçka do rregullohet së shpejti. Me Marsin dhe Mërkurin në pozicion të pafavorshëm, do ta keni të vështirë t’i realizoni objektivat tuaja dhe do të hasni pengesa të shumta. Pjesa e parë e javës do të jetë më pozitive se e dyta.

Akrepi

Akrep, edhe nëse jeni në çift, prapëseprapë gjatë kësaj jave do të ndiheni të vetmuar. Falë pozicionimit të pafavorshëm të Venusit, do të ndjeni se nuk e keni mirëkuptimin e të tjerëve dhe as të partnerit. Provoni të flisni ndershmërisht me të, sidomos të enjten dhe të premten, kur do keni dhe Hënën në shenjë. Kurse të hënën, të martën dhe të mërkurën, mund të ndiheni mjaft të tensionuar.

Shigjetari

Urime Shigjetar! Java do jetë përgjithësisht e mbarë. Ditët më me fat do të jenë e hëna, e marta dhe e mërkura, kur falë mbështetjes së Hënës parashikohen rezultate mjaft të mira në aspektin profesional. Kurse të enjten dhe të premten do ndeshni disa vështirësi, por mos u shqetësoni, sepse gjendja do të jetë sërish e qetë të shtunën dhe të dielën. Atëherë është dhe momenti më i përshtatshëm për t’iu kushtuar pasioneve tuaja.

Bricjapi

Hmmm! Kjo do vazhdojë të jetë një periudhë me fat për të lindurit e kësaj shenje në aspektin e ndjenjave. Ata që kanë nisur një lidhje dashurie prej pak kohësh do të shohin se gjithçka do t’ju ecë mbarë. Kurse për beqarët parashikohen takime interesante. Situata nuk do të jetë po kaq pozitive në aspektin profesional. Kini durim dhe besim në aftësitë tuaja. Shumë shpejt gjendja do të përmirësohet dhe do të keni suksesin që meritoni.

Ujori

Ujor, falë pozicionimit të Hënës në shenjën tuaj java do të nisë e mbarë. Ditën e hënë, të martë dhe të mërkurë do të merrni kënaqësi të mëdha në aspektin profesional. Ky është momenti i përshtatshëm për të ndërmarrë iniciativa të reja. Fatkeqësisht nuk mund të themi të njëjtën gjë për sa i përket aspektit sentimental. Planeti Venus do ndikojë negativisht në marrëdhënien tuaj dhe nuk do të mungojnë dyshimet.

Peshqit

Urime Peshk! Pasi sajë pozicionimit të Venusit në shenjën tuaj, gjithçka do t’ju ecë mbarë në aspektin e ndjenjave gjatë kësaj jave. Mes jush dhe partnerit do të mbizotërojë fryma e mirëkuptimit. Nëse akoma nuk i keni shprehur ndjenjat tuaja, veproni tani dhe mos prisni më. Ditët me shumë fat do të jenë e enjtja dhe e premtja, sepse do të keni Hënën në shenjë. Do përjetoni emocione të thella. Bëhuni gati!

SHKARKO APP