Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

Pjesa më e madhe e Shqipërisë vijon në kushtet e motit të kthjellët ndërsa vranësira të lehta do të ketë në zonat Lindore. Pasditja dhe orët e mbrëmjes mbeten me kthjellime në Ultësirën Perëndimore por vranësirat bëhen të dukshme në pjesën më të madhe të zonave Lindore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen lehtë në vlerat e mëngjesit dhe mesditës, kryesisht në zonat malore por maksimumi mbetet 35- 36°C.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?