Ky është vendi “sekret” që ka mbledhur gjithë të famshmit shqiptarë

Për këtë vit, të gjithë VIP-at shqiptarë i kanë bërë për të paktën një herë pushimet e tyre verore.

Ata kanë pushuar në plazhe të ndryshme, janë argëtuar në praninë e personave të ndryshëm me të cilët kanë shkuar për të kaluar këto pushime dhe padyshim që kanë marrë mjaftueshëm rreze.

Mirëpo, si të mos mjaftonte kjo, një pjesë e madhe prej tyre kanë zgjedhur të njëjtin vend për të pushuar.

Cili është ai?

Bëhet fjalë për ishullin e bukur dhe shumë të frekuentuar grek, Mikonos.

Foto nga Mikonos ka publikuar Alketa Vejsiu,Vjola Spiro, Blendi Fevziu, Arjola Shehu, Rashel Kolaneci, Ilda Bejleri, Dorina Mema, Armina Mevlani etj.

Mikonos është një nga ishujt në ptë frekuentuar nga VIP-at botërorë. Gjithashtu ky ishull mbahet për çmimet e kripura, pushimet luksoze dhe festat e çmendura, veçanërisht gjatë natës.

SHKARKO APP