Ky mund të jetë shkaku i ankthit tënd

Ankthi bëhet shkaktar i një gjumi të keq dhe një gjumë i keq shkakton gjendje ankthi. Sipas një studimi të kryer së fundmi nga Universiteti i Kalifornisë, ka rezultuar se individët që flenë pak dhe keq natën e kanë nivelin e ankthit 30% më të lartë krahasuar me individët që bëjnë një gjumë të mirë. Për të arritur në përfundimin e mësipërm, shkencëtarët morën në shqyrtim rastet e 18 personave. Analizuan me përpikmëri orët e gjumit të secilit dhe cilësinë e tyre. Me pak fjalë nëse nuk flini siç duhet, gjasat që të prekeni nga krizat e ankthit janë të mëdha.

Po çfarë duhet të bëni për një gjumë të mirë?

-Vendosni një orar gjumi

-Mos përdorni pajisje teknologjike një orë përpara se të flini

-Mos pini kafeinë pas orës 4 të pasdites

-Shmangni përdorimin e alkoolit gjatë natës

-Mbajeni telefonin pa zë dhe larg krevatit

SHKARKO APP