La Bourgogne Republicaine (1955) / Kur Shqipëria Komuniste ‘hidhte’ poshtë ndihmën e SHBA për ushqime
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 18 Tetor 2020
“La Bourgogne Républicaine” ka botuar, të martën e 8 marsit 1955, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me refuzimin e Shqipërisë ndaj ndihmës së propozuar asokohe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Shqipëria refuzon prodhimet ushqimore amerikane
“Paris, 7 Mars (A.C.P.) – Agjencia e shtypit shqiptar raporton se qeveria e Tiranës ka refuzuar ofertën amerikane për të shpërndarë ushqime në Shqipëri për të luftuar “një krizë të pretenduar”.
Qeveria e Tiranës hedh poshtë “me indinjatë” propozimin amerikan, të cilin e konsideron të barazvlefshëm “me një ndërhyrje të huaj” në punët e saj të brendshme.”