La shkollën dhe hapi dyqan! Kush është 17 vjeçari që shet 60.000 paund një palë atlete?
Joe Franklin ishte vetëm 12 vjeç kur filloi punën e tij në biznesin e atleteve. Nisma e tij erdhi nga blerja e një palë atleteve me 300 paund të grumbulluara nga ditëlindja, të cilat arriti t’i shiste me dyfishin e çmimit.
Tani, Franklin është 17 vjeç dhe është pronar i një dyqani në zemër të Londrës, në të cilin blejnë yjet amerikanë të muzikës “rap”. Pala më e shtrenjtë e atleteve e shitur nga Joe është “Nike Air Mags”, e njohur ndryshe si atletet “Kthim në të ardhmen” dhe nga 45.000 paund, 17 vjeçar arriti t’i shiste për 57.000 paund.
Si shumë personazhe të tjerë të cilët kanë shkëlqyer, edhe Joe Franklin vuan nga sindroma e Disleksisë. Madje, Franklin ka lenë në gjysmë studimet në kolegj duke qani i tij nuk qëndron gjatë gjithë kohës i hapur, por vetëm për klientë special të cilët kërkojnë “privatësi” dhe shpenzojnë shuma marramendëse.
“Është një biznes i bazuar në fjalë goje” u shpreh Franklin për CNBC.
17 vjeçari beson se reputacioni dhe suksesi i tij janë arritur nga aftësia e tij për ta bërë të pamundurën të mundur. Ai kujton se njëherë një klient i kërkoi t’i gjente 10-15 palë atlete të rralla në vetëm 3 orë, ndërsa Franklin arriti t’i sillte 12 nga palët e kërkuara.
/cnbc – SCAN