Lagjja e miliarderëve, dy më të pasurit në planet jetojnë 1 km larg njëri-tjetrit (Foto)
Magazinë E Hënë, 16 Dhjetor 2019 14:15
Xhef Bezos, pronari i Amazo.com ia kaloi Bill Gejtsit për pasuri. Ata janë tashmë dy njerëzit më të pasur në planet, dhe të dy bashkë jetojnë në të njëjtën qytezë prej 3000 banorësh, më pak se 1 km larg njëri-tjetrit.
Qyteza ku kanë zgjedhur të jetojnë quhet Medina, shumë pranë Siatëllit, dhe ata nuk janë të vetmit miliarderë që jetojnë aty.
Po si duket qyteza ku kanë zgjedhur të jetojnë dy njerëzit më të pasur në botë?
- Qyteza fillon me një rekord botëror që në hyrje. Rruga lidhëse është një urë lundruese, që është më e gjata në botë e llojit të vet. Këto ura kanë bazamente lundruese që lidhen me njëra tjetrën.
- Duke pasur vetëm 3000 banorë, kjo është ndërtesa që përmbledh funksionet shtetërore, që nga bashkia e deri te policia.
- Në të gjithë qytetin janë mbjellë pemë me gjelbërim të përhershëm, të cilave nuk u bien gjethet në asnjë stinë. Fondacioni i Pemëve e ka shpallur në vitin 2006 si “Qytetin e Pemëve”.
- Ndërkohë që rrugët publike janë me pemë gjithnjë të gjelbra, oborret private kanë dekorime nga më të ndryshmet, secila sipas stilit të vet.
- I vetmi dyqan tjetër, veç postës dhe një ushqimoreje, është një dyqan bimësh, i quajtur Uells Medina Nursery.
- Pak shtëpi mund të shihen nga rruga. Shumica janë të rrethuara me mure të larta e pemë të dendura, dhe jo vetëm…
- Nga shtëpia e Xhef Bezosit, për shembull, nuk mund të shihet më shumë se kaq. Në fakt, prona e tij rreth e rrotull shtëpisë është rreth 21 mijë metra katrorë.
- Bezosi e bleu 10 milionë dollare shtëpinë në vitin 1998, por e rinovoi në vitin 2010 me 28 milionë të tjera, duke marrë zgjerim. Më pas bleu edhe një shtëpi rrotull, për rreth 58 milionë dollarë.
- Bill Gates jeton më pak se një kilometër larg Bezosit, në kompleksin e tij 125 milion dollarësh. Është një pronë e quajtur Xanadu 2.0, me rreth 6100 metra katrorë, e rrethuar me teknologji nga më të ndryshmet.
- Qyteti vendosi ne vitin 2009 nje sistem sigurie shume te sofistikuar, me kamera në çdo anë, me diktues targash, fytyrash, etj, duke ngjallur zemërim mes aktivistëve. Por policia këmbënguli që siguria vjen e para.
- Kjo është shtëpia e partnerit të Microsoft që e vuri pasurinë duke krijuar programet Word dhe Excel. Në fakt, quhet “Windows 2000”, dhe ka 2000 dritare.
KOHA JONË SONDAZH












