“Laje o Gzim”, artisti rus shndërron automjetet me pluhur në piktura mbi rrota

Është mjaft e zakonshme që automjetet që kanë kohë pa u pastruar të kapin vëmendjen e kalimtarëve, që duan t’i japin një mësim pronarit që ta shpluhurosë. Në Shqipëri është mjaft popullore të shkruash “Laje o Gzim” në xhamat e makinës, ndërsa në Rusi mesa duket përdorin metoda më krijuese.

Artisti nga Moska, Nikita Golubev, u lë nga një surprizë drejtuesve të mjeteve me pluhur, të cilët në mëngjes shohin që automjeti i tyre është kthyer në një vepër arti. Golubev përdor hapësirën negative të pluhurit për të vizatuar skicat e tij, që shpesh marrin shkas nga natyra, kafshët, ose filmat.

/SCAN

SHKARKO APP