Lajla Përnaska: Rama solli trendin e atleteve

Lajla Përnaska është shprehur se kryeministri Edi Rama solli në trendin e atleteve.

Ish-deputetja demokratike tha se Rama luan me ngjyrat dhe kjo është pjesë e pasionit të tij për artin.

Por Përnaska shtoi se në Parlament duhet zbatohet një kod veshje.

Lajla Përnaska: “Zgjedhja e Ramës për tu veshur me mamoto e shoh një gjë të natyrshme, me stilin dhe profilin e tij. Në Shqipëri bën efekt, dhe jo vetëm, por që të qenit unik unë mendoj se është një nga nevojat që kemi ne si qenie njerëzore. 

Nëpërmjet veshjes, sjelljes dhe gjithçkaje tjetër ne përcjellim personalitetin tonë, vetveten. Parlamenti është një institucion serioz kur është i detyruar kushdo që bëhet pjesë e atij institucioni të respektojë një kod veshje qoftë edhe të pashkruar. Atletet kanë hyrë në trend. Është kryeministri që e ka futur. 

Është një trend që është shtuar edhe aspektin e paraqitjes brenda institucionit. Luan Rama me ngjyrat, duket që është pjesë e pasionit të tij për atin që futet edhe në botën e veshjes së tij.”

Ish-deputetja e PD, Lajla Përnaska e ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora tha se në institucionet shqiptare thyhet kodi i veshjes. Përnaska zbuloi edhe emrin e politikanes që vishet më bukur në Parlament.

Lajla Përnaska: “Në institucionet e botës perëndimore, qoftë në Evropë, qoftë në SHBA respektohet shumë kodi institucional i veshjes dhe paraqitjes dhe janë shumë të avancuar si meshkujt dhe femrat e kësaj shoqërie në raport me Shqipërinë.

Ne këtu i thyejmë kodet, në aspekte shumë të thjeshta. Por ai lloj formati kur thyhet godet kështu që është e rëndësishme është që të jetë ekstravagancë pa kaluar n137 vulgartitet. Tek femra vulgariteti është ekspozimi i tepërt, nxjerrja e trupit që është e papranueshme dhe tek mashkulli janë modele të pacaktuara të papranueshme. Për sa kohë që është brenda estetikes dhe stil është patjetër e pranueshme.”

Moderatorja Arjola Shehu: Kush vishet më bukur në Parlament?

Lajla Përnaska: “Si paraqitje institucionale do veçoja si Mimi Kodhelin. Nuk gabon asnjëherë.”

Ditë e Re - Lajla Përnaska: Rama solli trendin e atleteve

/Ora News

SHKARKO APP