Lajm i keq vjen për përdoruesit e iPhone

Një lajm i keq vjen për përdoruesit e iPhone. Kompania e Apple, ka deklaruar për të gjithë klientët e saj se disa telefona të gjeneratës iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus mund të mos funksionojnë për shkak të një komponenti të dështuar.

Për këtë arsye kompania po ofron mundësinë për të riparuar pajisjet pa pagesë. Prodhuesi i iPhone, tha që kjo çështje prek një numër të caktuar serial të pajisjeve të prodhuara midis Tetorit 2018 dhe Gusht 2019.

Kompania Apple, e cila lançoi iPhone 6S në 2015, ende vazhdon ta mbledhë këtë prodhim në Indi përmes njësisë lokale të Wistron Corp në qendrën e teknologjisë së Bengaluru. Së fundmi, Apple ka nxjerrë në treg telefonat e rinj iPhone 11, iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max.

SHKARKO APP