“Lamtumirë” Pier 4!

Perandoria e Antoni Athanas në të cilën bujtën Konica, Noli, Ramiz Alia, Rexhep Meidani, Meta e Majko.  Prishet në Boston restoranti “Pier 4”.

Nga Roland Qafoku

Antoni Athaanas

Antoni Athaanas

E ka ndjekur fadroma kryeministrin Edi Rama edhe gjatë vizitës në SHBA. Ndërsa ishte në Washington në vizitën më të rëndësishme në karrierën e tij politike, sipas disa deshmitareve okulare një fadromë shkatërroi lokalin e famshëm “Pier 4” në Boston me pronar milonerin shqiptar Antoni Athaanas. Por ndryshe nga fadroma në Shqipëri që prishin ndërtime pa leje, lokalin e famshëm të shqiptarit u shkatërrua pasi prekej nga një projekt gjigand për zgjeimin e portit të Bostonit. Këto janë foto që janë shkrepur dje gjatë aksionit për shkatërrimin e “Pier 4”, ndërsa personi në këtë lokal është pronari i saj Antoni Athanas që u nda nga jeta pak vite më parë në moshën 95-vjeçare. Ishim me fat që unë dhe kolegu Arben Rrozhani në vitin 2001 ishim aty disa herë dhe e kuptuam shumë shpejt se Pier 4 nuk ishte thjesht një restorant ku hahej bukë. Për SHBA-në dhe Shqipërinë “Pier 4” nuk është thjesht një restorant në buzë të oqeanit dhe kaq. Pier 4 është pjesë e historisë së SHBA pse aty bujtën pothujase të gjithë presidentët duke nga Eisenhoëer, Roosevelt, Carter, Reagan, e deri te Bush për të mos lënë pa përmendur yjet e Hollyëood Antony Queen, Liz Taylor. Pier 4 është njëkohësisht edhe pjesë e historisë së Shqipërisë dhe e shqiptarëve të amerikaës. Jo vetëm se aty kanë bujtur dhe kanë drekuar e darkuar figurat më epërore të politikës dhe mendimit shqiptar por se aty janë zhvillua rtakime po aq të rëndesishme edhe për fatet e Shqiperisë. Aty bujti Fan Noli e Faik Konica, Sotir Peci e Mërgim Korça, e deri te Ramiz Alia, Rexhep Meidani, Ilir Meta e Pandeli Majko. Më shumë se kaq kati i dytë i këtij restoranti ishte një muze i vërtetë. Sende orgjinale të personaliteve historikë të Shqipërisë flinin aty si pjesë e jetës tjetër të shqiptarëve të mëdhenj të Amerikës. E kam shkruar edhe herë tjetër: Autoritetet e Shqipërisë duhet të shikojnë me shumë vëmendje që orendi, sende e deri shkresa dokumentare që ka mbajtur ky kompleks një ditë mund të bëhen pjesë e muzeumeve tonë. Tashmë “Pier 4” nuk është më. Nuk është më as pronari legjendar dhe multimilioneri Antoni Athanas. Por që këtë kompleks dhe atë shqiptar duhet ti kujtojmë për të treguir se si një shqiptar i një familjeje të varfër iku nga Korca 4 vjec dhe u bë nje nga më të pasurit e Amerikës. Dhe që përvese këtij shëmbulli, ai, me mish e me shpirt bëri cmundi për të ndihmuar Shqipërinë dhe shqitarët. “Lamtumirë” Pier 4!

SHKARKO APP