Laptopët e rinj të Samsung mundësojnë mbushjen e baterive të telefonave nëpërmjet “touchpad”

Disa opsione, janë rezultat i kërkesës së konsumatorit. Të tjerat, janë thjesht të kuptueshme. Pastaj ka opsione të zhvilluara nga Galaxy Book Flex dhe PowerShare Wireless, që i përshtaten qasjes “sepse ne mundemi”, sa i përket krijimit të një produkti.

Sistemi i mbushjes së baterive pa tela, nuk duket shumë si një ide e zgjuar, pasi një numër i madh i pajisjeve teknologjike, nuk e mbështesin këtë formë, transmeton KohaJone. Megjithëse Samsung ka punuar në këtë drejtim, ende lë shumë për të dëshiruar.

Nëpërmjet sistemit të mëparshëm të zhvilluar nga Wireless PowrShare, kërkohet që të dy smartfonët të jenë me fytyrë poshtë, mirëpo teknologjia zhvillohet me sukses.

Në laptopët e rinj, për të mbushur baterinë, telefoni do të zë tërë hapësirën e “touchpad”, derisa të mbushet në tërësi.

Të vendosurit e një smartfoni në këtë hapësirë, do e pamundësonte zhvillimin e punës serioze, sepse kjo pjesë e ndjeshme në prekje me nuk do të mund të shfrytëzohej.

Por, ekrani i ndjeshëm në prekje që është në Flex, si dhe lapsi digjital që shfrytëzohet në këtë laptop me 13 deri në 15 inç. Brenda këtij laptopi Samsung, është vendosur procesori i gjeneratës së dhjetë nga Intel, me 16GB RAM.

Deri më tani, Samsung nuk ka bërë të ditur se kur do të lansohen këta laptopë, por besohet se do fillojnë të shiten nga fundi i vitit, në shumicën e tregjeve.

SHKARKO APP