“Leipzigu lexon”, Shqipëria në panairin e madh evropian të Librit

Në datat 17-20 mars 2016 nis në Leipzig Panairi i librit “Leipziger Buchmess” dhe Festivali i tij “Leipzigu lexon”, ngjarja më e madhe e librit të këtij qyteti gjerman dhejo vetëm. Pikërisht aty ku autorët, lexuesit dhe shtëpitë botuese takohen për të mbledhur informacion, për t’u angazhuar në shkëmbime, përvojë dhe në zbulimin se çfarë është e re.

Edhe këtë vit autorët shqiptarë, të mbështetur nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me rrjetin TRADUKI, do të jenë pjesëmarrës në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Leipzig. Letërsia shqipe do të përfaqësohet në këtë ngjarje të rëndësishme konkretisht nga shkrimtarët: Luljeta Lleshanaku, Virion Graçi dhe Ardian Christian-Kyçyku.

Autorët dhe botuesit shqiptarë janë pjesë e familjes së madhe të më shumë se 40 shkrimtarëve nga juglindja e Evropës, nga Sllovenia në Bullgari, nga Rumania deri në Bosnjë e Mal të Zi.

“Atdheu, arratia, dëbimi, shpërngulja” është tema madhore rreth së cilës rrjeti TRADUKI ka ndërtuar panelet e diskutimit mes shkrimtarëve të Europës Qendrore dhe Juglindore.

SHKARKO APP