Lentja që lëshon ilaç

Krijohet një lente kontakti në gjendje të lëshojë vazhdimisht në mënyrë konstante medikament në sy. Është fryt i punës së kërkuesve të Spitalit Pediatrik të Bostonit dhe Massachusetts për Sy dhe Veshë dhe është publikuar në revistën shkencore Biomaterials. Një lente e tillë do të shërbente për terapi ndaj sëmundjeve të retinës për të cilat lotët artificialë e medikamente të këtij spektri nuk janë efikase. Madje në raste të tilla terapitë që ndiqen aktualisht janë injeksione okulare apo implantime, që kanë edhe efekte anësore. Lentet e krijuara janë vënë në provë mbi kaviet dhe kanë kaluar testet laboratorike, duke lëshuar ilaçin në sy për një javë në mënyrë të sigurtë, me rezultate pozitive dhe pa asnjë pasojë.

SHKARKO APP