Leonard Kastrati, një talent europian në biznesin shqiptar

Shefqet Kastrati njihet si biznesmeni më korrekt në administrimin e bizneseve, por edhe njeriu me zemër të madhe. Njihen tashmë investimet e tij në këto dekada, por përveç shtimit të pasurisë dhe punësimit të mijëra personave, Shefqet Kastrati ka një meritë të veçantë. Ka investuar jo vetëm për ti dhënë vetes një djalë për të ardhmen e kompanive, por edhe Shqipërisë një djalë me vizion europian në menaxhimin e biznesit. Ai është Leonard Kastrati.

Së fundmi Leonard Kastrati, djali i biznesmenit Shefqet Kastrati, me anë të një fotoje të publikuar në rrjetet sociale ku ai shfaqet me ish-pronarët  e hotel Sheraton, shkruan:

“Tashmë zyrtarisht ish-hotel ‘Sheraton’ i përket kompanisë ‘Kastrati Group’, sapo u mbyll transaksioni”, shkruan Leonard Kastrati.

Leonardi i shkolluar jashtë vendit, duke qëndruar afër Shefqetit, po merr virtytet e të jatit, por duket se do jetë një gjeni menaxhues, aqsa edhe në këtë moshë fare të njomë ai merret me menaxhim, administrim dhe drejtim të bizneseve, duke mësuar metodat më bashkëkohore.

Ky është në pak radhë Leonard Kastrati. Por Shefqeti jo vetëm Leonardin, por edhe fëmijët e tjerë i ka mësuar me punën dhe dashurinë për punën. Dhe respektin për njerëzit e sidomos për ato që kanë nevojë për përkrahje në jetë. (marrë nga folshqip.al)

http://folshqip.al/leonard-kastrati-nje-talent-europian-ne-biznesin-shqiptar/

SHKARKO APP