Letër drejtuar vajzave që zhvishen për disa pëlqime në Instagram

Berlin, Germany - May 21, 2016: New Instagram logo icon. Apple iPhone 6s screen with social media applications Facebook, Instagram, Snapchat, Google, Youtube, Twitter, Vimeo, LinkedIn, Pinterest, Tumbl etc.

Në një botë të hutuar nga rrjetet sociale, ku vlerat, ideologjitë, rolet, sfidat dhe shpresat përfundojnë në një vorbull me “like”, unë dua të përpiqem sadopak të ngre zërin për reflektim. “Të jetosh për të numëruar pëlqimet në Instagram do të thotë të rritesh pa ëndrra”

Nga Michela Silvia*

Mes kontakteve të mia në Instagram, kontakteve të “ishullit” të fotove ka shumë vajza të reja, të cilat nëpërmjet ekspozimit të trupit, mashtrojnë virtualisht tridhjetëvjeçarët e rremë, dyzetvjeçarët me “brirë” dhe pesëdhjetë vjeçarë me CV të rreme.

Vajza të zhveshura në Instagram, çfarë mendoni se po bëni?

Pasi postojnë një foto ku shfaqen dukshëm pjesët e tyre intime, ato i përgjigjen me humor komenteve dhe ngacmimeve duke kënaqur egon e meshkujve që pretendojnë se janë “playboy”… E në komente të shumta ku epshi shfaqet dukshëm si një dëshirë për t’u shfryrë, ato vazhdojnë të postojnë foto edhe më të zhveshura…

Si mund të mendojë një vajzë 14 ose 16 vjeçare se e vetmja gjë e bukur dhe e vlefshme që ajo ka për të ofruar është gjoksi ose prapanica e saj?

Vajza, “LIKE” në Instagram nuk ju bëjnë yll!

Të jetosh për të numëruar pëlqimet në Instagram do të thotë të rritesh pa ëndrra, pa dashuri, pa talent. Punoni në talentin tuaj, punoni me dashuri, punoni për të ndërtuar emocione që mbeten.

Tregojini të tjerëve atë që ju vërtet vleni, jo trupin tuaj në rrjete sociale.

Unë u rekomandoj vetëm një gjë prindërve: kontrolloni vajzat tuaja, mos jini të sigurtë se ato bëjnë atë që dëshironi, por dyshoni për to dhe mbi të gjitha bisedoni me to.

Për të gjithë të rinjtë në Instagram në vend të kësaj them:

Mund të jesh e bukur. Mund të bëhesh e bukur me ndërhyrje. Ju mund ta doni trupin tuaj dhe të keni besim në veten tuaj për ta treguar me krenari dhe kjo do të ishte e shkëlqyer. Jam e lumtur për ju (pa ndonjë sarkazëm), por le të kthehemi në realitet për një minutë ose dy… Le të mos mashtrohemi.

Ju mund të shikoni në pasqyrë dhe të ndiheni krenarë për trupin tuaj. Ju mund të ecni nëpër rrugë dhe të ndjeni shikimet admiruese të kalimtarëve mbi ju. Por kjo nuk është arsyeja pse jeni në Instagram dhe sigurisht kjo nuk është arsyeja pse fotografoni veten gjysmë të zhveshur. Nëse mendoni se postimi i atyre fotove është mënyra për të qenë të lumtur me veten, mendoni më mirë!

Paraqitja me tanga dhe sytjena në Instagram nuk ju bën të dukeni si modelet e të brendshmeve, kjo ju bën të dukeni si një vajzë e thjeshtë me vetëm një gjë për të ofruar: trupin.

Dhe ne zhdukim çdo dyshim: ajo që ju bëni nuk është të shëtisni apo imitoni modelet. Engjëjt e Victoria’s Secret pozojnë në grupe të ndërtuara nga stilistë dhe janë fotografuar nga fotografë profesionistë për të reklamuar një produkt. A e kuptoni ndryshimin? Kjo është punë.

Ato nuk nxjerrin në pah pjesët intime, në ndriçimin e neonit të banjës në dhomë. Modelet funksionojnë.

Po vajzat e Instagramit sot çfarë bëjnë?

Nuk mun të rri pa ju thënë: Po dhuroni fotografi për të kënaqur disa masturbues, perversë ose pedofilë.

Dhe le të jemi të qartë, nuk ka asgjë të keqe të pozosh nudo ose të bësh pornografi për punë, nëse kjo është ajo që vërtet dëshiron të bësh në të ardhmen. E vetmja gjë që unë do të doja që ta kuptonit është se të gjitha ato pëlqime dhe komente që merrni nuk do të thotë se ju pëlqejnë ata që ju shohin. Ajo që u pëlqen është shfaqja e mjerueshme që ju po bëni, nuk u interesoni ju direkt.

Do të tërhiqni djemtë e gabuar dhe do të jepni një shembull të keq për të gjitha vajzat e tjera që ju shikojnë.

Unë dua ta mbyll me një këshillë: nëse doni të modeloni, bëjeni!

Krijoni profilin tuaj, dërgojeni përreth dhe realizoni ëndrrën tuaj. Përndryshe ju thjesht po merrni pjesë në një lojë të dobët, duke pretenduar se jeni në gjendje të ushqeni vetëvlerësimin tuaj me pëlqime. Ju mund të zgjidhni të jeni gjithçka që dëshironi: një mjek, një model, një avokat ose ylli i një filmi porno, ju mund të bëni gjithçka! Thjesht bëjeni me dinjitet.

Mos e shisni integritetin dhe vetëvlerësimin tuaj për çmimin e një “Kliko këtu nëse doni të shihni më shumë foto të zhveshura!”.

Tema

SHKARKO APP