LETRA/ Më bëj deputet! Denar Biba merr letrën e çuditshme

KQZ ka protokolluar ditën e sotme një shkresë të çuditshme. Shkresa e publikuar nga “Abc News” është një kërkesë e qytetarit Tasim Emin Mehmeti nga Vlora me banim në Tiranë.

Me anë kësaj kërkese drejtuar KQZ-së, z. Tasim Mehmeti ka kërkuar mandatin e deputetit për Kuvendin e Shqipërisë. Sipas tij kjo kërkesë është e bazuar në ligjin 10019 të datës 29.12.2008.

Ja çfarë thotë ai me kërkesën e tij:

“I nderuar kryetari i KQZ  Denar Biba!

Unë Kërkuesi Tasim Mehmeti kam kandiduar për deputet në Kuvendin e Shipërisë nga Lista e partisë politike “Sfida për Shqipërinë” në qarkun e Vlorës. Sipas listës shumëemërore në qytetin e Vlorës kam qenë i dyti në listë.

Kërkesa ime për dhënien e mandatit të deputetit në Republikën e Shipërisë është si më poshtë:

Si pasojë e vendeve vakantesepse parlamenti ka mangësi në numra si deputet, që duhet të jenë në parlamentin shqiptar 140 deputetë, sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

-Dhënia e mandatit tim sipas ligjit të Kodit Zgjedhor i shërben parlamentarizmit, demokracisë funksionale për shtetin ligjor dhe funksional.

-Kërkesa ime është e bazuar për të qenë deputet i Kuvendit të shqipërisë është si pasojë e largimit të opozitës nga parlamenti dhe është një detyrim për tu plotësuar nga ana e KQZ.

-Kërkoj mandatin e deputetit për Kuvendin e Shqipërisë për z. Tasim Emin Mehmeti”.

Tasim Mehmeti në fakt për të qenë më zyrtar dhe më i bazuar në kërkesën e tij, e ka firmosur dhe vulosur atë edhe me avokat.

Në Kuvend janë 18 vende bosh për shkak të ezaurimit të listës së PD-LSI.

/abcnews.al

SHKARKO APP