Lezhë; librat mbledhin margaritarët e mendimit njerëzor

 

Në kuadër të Ditës Botërore të Librit , Klubi Letrar “Ndoc Gjetja” , Lezhë, në bashkëpunim me Bibliotekën Publike Lezhë, kanë organizuar një diskutim rreth krijimtarisë në prozë dhe në poezi të shkrimtarit të mirënjohur Gjergj Shyti, me pjesëmarrës edhe anëtarë të Lidhjes së Shkrimtarëve të Shkodrës , shkrimtarë dhe poetë nga Mirdita etj. të cilët kanë vlerësuar librat e botuar në prozë e poezi të poetit e shkrimtarit të talentuar Gjergj Shyti. Dita Botërore e Librit ; 23 Prilli, e cila përkon me ditëlindjen e poetit dhe dramaturgut të madh anglez Uilliam Shekspir, i cili lindi më 23 prill 1564, ku shkroi tragjedi e komedi të dhimbshme , ku në njërën prej veprave të njohura të tij “Nata e dymbëdhjetë “ ku ngjarjet zhvillohen në një trevë të Ilirisë. Festimi i Ditës Botërore të Librit e ka zanafillën në krahinën e Katalanes në Spanjë, ku atij që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil. Që nga viti 1966 kjo festë përkujtohet nga miliona njerëz në mbarë botën, ku nga viti 2002 këtyre vendeve iu shtua edhe Shqipëria; Me librin është lidhur ndoshta e tërë rrjedha e ngjarjeve dhe i tërë zhvillimi i shoqërisë njerëzore . Për këtë shkak libri konsiderohet si njëri prej mrekullive të mëdha të të gjitha kohërave . Edhe krijimtaria e pasur e poetit  dhe shkrimtarit Gjergj Shyti, me poezi dhe prozë të arrirë, me të veçantën e vet të vërtetësisë, thjeshtësisë, ku buron ajri i freskët , aroma e barit të livadheve, oshëtima e gurgullimës së krojeve të maleve, dashurisë njerëzore, natyrës së bukur e të virgjër, fshatit ku lindi e zonës së tij, bregdetit , familjes së tij të dashur, të afërmeve,shokëve , miqve  etj.

JAK RROZHANI

SHKARKO APP