Lezhë, publikohen zbulime të neglizhuara të historisë tonë

Një shkrim i periudhës otomane është zbuluar në një ndërtesë të zakonshme në Lezhë, i cili nuk është vlerësuar në kohën e shkuar, por që përbën një dëshmi historike të zhvillimit shoqëror në Shqipëri. Ky mbishkrim është përmendur për herë të parë nga ekipi i studiuesve austriakë përpara Luftës së Parë Botërore me historianin Milan Suflain. Për një kohë të gjatë mbishkrimi konsiderohej i humbur. Sipas një përshkrimi të Machiel Kiel, u rizbulua nga Frano Prendi diku në vitet ‘60 në muret e një fshatari me emrin Esref Resuli. Prej asaj kohe ka qenë vendosur në depon e Muzeumit Lokal të Lezhës.

Sipas Prof. Tutuncu është mjaft e vështirë për t’u kuptuar se si një mbishkrim i tillë me një vlerë mjaft të rëndësishme nuk është botuar dhe studiuar gjerësisht. Në të shkruhet: “Sultan Süleyman, son of Selim, son of Bayezid Han has constructed this blessed castle May God perpetuate his reign and prolong his life, ëith the help of (architect) Dervish Muhammed, son of Uzgur (Skura), at the date of: “Lofty is Süleyman’s castle, and strong” Anno 928 (=1522)”

Gjuha e përdorur është një arabishte pa asnjë formë poetike, gjë që tradicionalisht përdorej në mbishkrimet perandorake. Kjo mund të nënkuptojë se mbishkrimi është kërkuar dhe ekzekutuar nga njohës jo të mirë të arabishtes së kohës, ndoshta nga figura ushtarake lokale.

Dervish Mehmeti, i biri i Skurajve apo në turqisht Uzgur-oglu është me siguri anëtar i familjes së njohur aristokrate katolike Skura dhe sipas Michael Kiel ka shumë mundësi të jetë i njëjti Mehmet Bej, themeluesi i xhamisë së famshme në Berat. Sipas ATSH-së këtë e  komenton edhe studiuesi Auron Tare.

SHKARKO APP