Lezhë, rritet interesimi i turistëve për monumentet e kulturës

 

Zona arkeologjike në qytetin e Lezhës , është bërë tashmë më të preferuarat për turistët vendas e të huaj, që ka të bëjë me Memorialin e Vendvarrimit të Gjergj Kastriotit –Skënderbeu, Obeliskun e Besëlidhjes së Lezhës, Kalanë e Lissusit etj. një zonë atraktive, që përçon histori, kulturë, arkeologji, turizëm kulturor etj. ku çdo herë ke ç`të mësosh .Interesimi i vizitorëve dhe turistëve vendas e të huaj , për ti parë nga afër këto monumente, është tepër i lartë, kur i sheh çdo ditë, që zbresin nga makinat apo autobusët turistikë, që nga nxënësit e shkollave , studentët, qytetarë të moshave të ndryshme nga vendi, Kosova, Maqedonia, Evropa, studiues, ambasadorë, politikanë etj. por edhe nga Evropa SHBA , Kanada etj. Ata i tërheq më së shumti qyteti i vjetër i Lissusit, kalaja ilire në lindje të qytetit , që tregon për historinë , qëndresën me të 12 portat e saj, kur viziton atë të shpaloset një bukuri e rrallë me fushat, lumenjtë , lagunat, bregdetin, që nga Kalaja e Rozafës në Shkodër deri në Kepin  e Rodonit në Durrës, ku studiuesja bizantine Ana Komnena e ka cilësuar Lezhën si një qytet i ngritur në ajër, që sheh nga të gjitha anët apo si syri i djathtë i Durrësit, njohja me historinë , qëndresën, jetën dhe veprën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, lufta për liri , pavarësi dhe bashkim kombëtar , siç është Obelisku i Besëlidhjes së 2 Marsit 1444 në qendër të qytetit të Lezhës me princat arbërorë, me në krye Skënderbeun, monumentet e arkeologjisë, ato religjioze etj. një pasuri dhe vlerë e madhe për brezat. Njohjen me këto monumente e ndihmojnë edhe guidat, fletë-palosjet etj. sidomos për të huajt.

Jak  Rrozhani

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?