Lezhë, zbulohet guri i varrit i shekullit 17
Një gur varri që mendohet të jetë i shekullit të 17-të dhe që i përket një figure të rëndësishme të kësaj periudhe është zbuluar në afërsi të kalasë së Lezhës.
Guri ka dalë në dritë gjatë gërmimëve të një banori për ndërtimin e një shtëpie dhe tashmë është marrë nën ruajtje.
Shkrimi në turqishten e vjetër dhe shpata e gdhendur në anë të saj janë duke u shqyrtuar nga ekspertet e Monumentëve të Kulturës.
“Kemi dekoracione anësore, kemi pjesën e gdhendur sipër që mungon, është çallma, që tregon se ka qenë një person i pasur e i rëndësishëm. Ndërsa një element tjetër i rëndësishëm i dekorit është në pjesën e majtë, ndodhet modeli i një shpate turko-arabe, shpatë tipike osmane dhe kjo tregon që në këtë varr është vendosur një tip luftaraku që në atë kohë quhej ‘spahi’”, pohoi Paulin Zefi, Përgjegjësi i Kulturës Kombëtare në Lezhë.
Specialistët e Monumentëve të Kulturës shpjegojnë se në kodër ndodhet një varrezë e vjetër që duhet restauruar që të jetë e vizitueshme për publikun.
Gjetja e fundit tregon se nëntoka e Lezhës është një zonë e pasur dhe ka një histori mijëravjeçare, por mungesa e një muzeut bën që këto pasuri t’i ruaje vetëm rastësia.