Lezhë, zhvillohet faza e përzgjedhjes së grupeve foklorike

Në pallatin e kultutës të qytetit të Lezhës , është zhvillluar faza e përzgjedhjes së grupeve folklorike të Qarkut të Lezhës, të cilët do të përformojnë në Festivalin  Foklorik Kombëtar të Gjirokastrës , kompeticion që organizohet nga Këshilli i Qarkut të Lezhës. Grupe foklorike nga të gjitha komunat e bashkitë e tre rretheve të Qarkut të Lezhës; Lezhë, Kurbin, Mirditë , në prani të një jurie , kanë interpretuar këngët , vallet dhe  meloditë foklorike sipas zonave etnografike , pas një përzgjedhje paraprake , që është bërë në bazë zonash etnografike, bashki e komuna. Këto grupe foklorike , të veshura me kostumet tradicionale sipas zonave, konkuruan dhe pasqyruan vlera e pasuri kulturoro-artistike dhe folklorike sipas zonave etnografike. Ky aktivitet i rëndësishëm për folklorin shqiptar, krahas përzgjedhjes së grupeve më të mira folklorike, që do të përfaqësojnë zonën në Festivalin Foklorik Kombëtar të Gjirokastrës , ka për qëllim nxitjen e këtyre vlerave autentike të gurrës së pashtershme të popullit , siç është foklori dhe kënga burimore  folklorike dhe nxjerrja në pah e vlerave të patjetërsueshme të këtij arti shekullor , përmes interpretimit brilant dhe origjinal të këngëve, valleve dhe melodive të melosit të pasur popullor , foklorit të magjishëm që buron i gjallë, që nga lashtësia deri në ditët tona, si identitet i një populli , që ka përçuar në breza origjinal e të paprekura zakonet , traditat , gjuhën, kulturën, këngët, vallet , veshjet tradicionale kombëtare dhe folklorin e pasur origjinal , si gurrë e pashtershme , që buron dhe transmetohet  në breza nga artistë dinjitozë , duke përçuar përmes këtij arti të magjishëm artin e interpretimit të këngës burimore të foklorit shqiptar sipas zonav etnike, me përfaqësim e  pasqyrim denjësisht nga artistët vyrtuozë, sipas zonave etnografike , me vlerat folklorike të tyre , siç e ka traditë Lezha me trofe  në këto festival.

JAK  RROZHANI

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?