Liberty Island në Nju Jork evakuohet pas shpërthimit të shisheve të propanit

Parku ku Statuja e Lirisë ndodhet në Nju Jork dhe vetë monumenti u boshatisën pjesërisht për shkak të një zjarri të vogël që ndodhi në Liberty Island, njoftoi televizioni CBSNew York.

Rreth mesditës sipas kohës lokale, shërbimi i zjarrfikësve u njoftua se kishte ndodhur një zjarr në tre shishe propani në vendin ku janë në ndërtim objektet e reja të sigurisë në ishull.

Vizitorët nuk kishin akses në këtë zonë, ku ishin vendosur vetëm garazhet e ndërtuesve. Një punonjës u plagos lehtë dhe u sigurua ndihma e parë në vend.

Vizitorët u evakuuan nga monumenti dhe u shpërngulën në një shesh afër derisa automjeti i zjarrfikësve arriti në pikën e shuarjes së zjarrit.

SHKARKO APP